Vodafone, marka britanike me e vleresuar - Business Magazine Albania

Vodafone, marka britanike me e vleresuar


LONDER: Vodafone, gjigandi i telekomunikacionit celular, eshte marka britanike me e vleresuar ndersa ish rivali BT eshte nje nga perfituesit  me te medhenj te vitit te kaluar, sipas nje raporti te ri nga Brand Finance.

Markat me Origjine Britanike 2014, ne baze te perllogaritjeve te honorareve qe nje kompani do te duhet te paguajne per te licencuar nje marke ne qofte se ajo nuk e zoteron ate, gjeti tre vendet te zena nga te njejtat marka si nje vit me pare por kesaj here, Vodafone ka zene vendin e kompanise te naftes Shell ne vendin e pare dhe banka HSBC ne vendin e trete.

Orange, nje tjeter telekom celular, mori vendin e katert ndersa Tesco u rendit i pesti.

Nje rritje ne vlere prej 67% e transferoi BT nga vendi i 12te ne ate te shtatin. Kjo levizje ne mase te madhe i atribuohet nisjes se BT Sport e cila  synon rritje pjesen e saj te tregut broadband.

Shefi ekzekutiv i Brand Finance, David Haigh vuri ne dukje se BT Sport u ngrit “pothuajse brenda nates”, duke blere te drejtat televizive sportive dhe talentin ne nje periudhe 12 mujore.

“Kjo levizje e guximshme, ishte nje rrezik per marken BT dhe per vete biznesin duke marre parasysh shkallen e investimeve,” i tha ai Marketing Week. “Deri me tani kjo strategji, e fokusuar ne permbajtje, e cila konsiston ne investime te shumave te medha ne regbi dhe ne futbollin e Premier League, duket se ja ka vlejtur.”

Roli i futbollit ne marrjen dhe mbajtjen e klienteve broadband u vu ne dukje kur Sky, rivali i BT ne kete treg, i renditet i 14ti ne raportin Brand Finance, njoftoi se po niste nje kanal te ri dedikuar futbollit evropian qe do te kishte avantazhin e ofrimit 2 vite akses te lire te valeve broadband.

Mjaft interesante, Group Co-operative regjistroi nje rritje prej 45% ne vleresimin e markes pavaresisht nga nje vit ne te cilin gabimet ne anen e sherbimeve financiare te biznesit, kercenuan ta gjunjezonin te tere kompanine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0