Vjen panairi “Shqipëria punon Tokën” - Business Magazine Albania

Vjen panairi “Shqipëria punon Tokën”


Këtë fundjavë, panairi “Shqipëria Punon Tokën” është një destinacion i mirë për ju, krahas panairit të librit i hapur tashmë. Është panairi, eventi më i madh për bujqësinë, zhvillimin rural dhe agrobiznesin në Shqipëri.

Për dy ditë me radhë në zemër të Tiranës do të zërë vend ajo pjesë e Shqipërisë që punon e prodhon, për tregun vendas dhe për eksportin.  Panairi mbetet vitrina më e mirë për promovimin e produkteve shqiptare.

Sivjet është edicioni i tretë i panairit, i cili po kthehet në një traditë të përvitshme.

“Shqipëria Punon Tokën” është një mundësi e shkëlqyer komunikimi e fermerëve me njëri-tjetrin, për të shkëmbyer eksperienca, për të ndarë histori suksesi dhe vizionin se si mund të zhvillohet më tej bujqësia shqiptare, blegtoria, akuakultura, sektori i agropërpunimit e deri tek agroturizmi.

Rreth 400 fermerë dhe sipërmarrës në fushën e agrobiznesit do të marrin pjesë në panairin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Ministria e Bujqësisë thekson në njoftimin e saj se, “fermerë të vegjël anekënd Shqipërisë, si dhe biznese të mëdha në sektorin e buqjësisë, blegtorisë, agropërpunimit, bimëve medicinale dhe akuakulturës”.

Marrin pjesë bankat dhe institucionet e tjera financiare që kreditojnë bujqësinë dhe agrobiznesin. Si dhe 12 biznese në fushën e agroturizmit. Pjesë e panairit do të jenë edhe biznese nga vendet e rajonit. (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi madje edhe Italia)

Risitë e edicionit të tretë

Vendosja në shesh e fermerëve dhe sipërmarrësve do të jetë e ndarë sipas sektorëve, ku operojnë.

Numri më i lartë i sipërmarrësve dhe prania e bizneseve të rajonit.

Pse t’a vizitoni

Në këtë event, të konceptuar me disa minievente, nuk do të mungojë argëtimi, festa dhe diskutimi për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë e agrobiznesit.

Ëork shop-e për sigurinë ushqimore; për çertifikimin Global GAP; për programin IPARD etj; për preparatet e mbrojtjes së bimëve etj.

Për të apasionuarit pas kafshëve dhe fëmijët, do të ketë një fermë të veçantë,

Parashikohet cooking shoë nga ekspertë të kuzhinës dhe një koncert festiv mbrëmjen e së shtunës me kuartetin “Peter Pan”.

Qytetarët do të kenë mundësi të blejnë vetë produkte direkt nga fermerët, me një çmim më të ulët se zakonisht.

Sheshi “Skënderbej” do të marrë një pamje tjetër në datat 16 dhe 17 Nëntor, duke u shndërruar në një arenë ekspozimi dhe degustimi të prodhimeve të tokës shqiptare.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0