Më 12 mars 2021 është njoftuar mbledhja e Forumit Ekonomik të Tiranës në kryeqytet i cili do të zhvillohet online. Forumi ka bërë të ditur tashmë disa prej folësve të konfirmuar, të cilët vijnë nga bota e biznesit dhe e politikës.
Pjesë e Forumit do të jenë liderët e qeverive të Ballkanit përfshirë Kryeministrin e vendit tonë Edi Rama, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, Kryeministri i Maqedonisë së veriut Zoran Zaev dhe Olivér Várhelyi, komisionar i BE-së.
Agjenda përfshin:
- Fjalimi mbi stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ku do të flasë ministri i punëve të jashtme në Greqi.
- Fjalimi mbi rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë nga ministrja e Financave Anila Denaj.
- Fjalimi mbi energjinë, infrastrukturën dhe turizmin nga përfaqësuesi i Ministrisë së Energjitikës Gjergji Simaku.
- Fjalimi mbi komunikacionin nga drejtuesit e kompanive telekomunikative në vend, AlbTelekom dhe Vodafone.
- Fjalimi mbi “smartcity” dhe urbanizimi e qyteteve nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
- Pjesë e Forumit si komentues do të jenë Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim. Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe Ambasadori i Gjermanisë në vend tonë Peter Zingraf
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto