Instituti Adriapol në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin sjellin për të tretin vit rradhasi konkursin Betapitch Tirana, më datë 5 Tetor 2018. Është hapur tashmë procesi i aplikimit për të gjithë start up-et e interesuara.
Ashtu sikurse është edhe në traditën e Betapitch, vetëm 8 grupe që kalojnë fazën përzgjedhëse do të konkurrojnë me idetë e tyre të biznesit përballë një jurie të larmishme ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për një sërë çmimesh.
Sikurse edhe vitet e shkuara, start up-et në Tiranë konkurrojnë për një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 15 Nëntor 2018.
Grupi fitues i Betapitch Tirana 2017 ishin TikApps, të cilët prezantuan sesi realiteti i shtuar (augmented reality) i vjen në ndihmë industrisë së marketingut. Megjithëse tikapps nuk patën mundësi të fitonin çmim në Berlin, ata krijuan kontakte dhe shkëmbyen ide të vlefshme për vijueshmërinë e biznesit të tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto