Nga Fatima Gorezi – Vivjan Myrto, themelues dhe investitor i njohur i Hyperplane, ndan me Business Mag rugëtimin e tij nga Tirana në SHBA, ku sfidat personale dhe pasioni për teknologjinë e formuan si një sipërmarrës global. Duke filluar programimin që në moshën 12-vjeçare dhe u përballuar me një diagnozë tumori në adoleshencë, ai zhvilloi një vizion të qartë për ndikimin dhe shkallëzimin që teknologjia mund të sjellë. Në këtë intervistë, Myrto tregon për lindjen e Hyperplane, strategjitë e tij të investimeve, vizionin për Inteligjencën Artificiale dhe mesazhet për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë një karrierë ndërkombëtare. Rruga e tij tregon se talenti shqiptar mund të bëhet global kur kombinohet me qëndrueshmëri, inovacion dhe guxim për të sfiduar kufijtë fizikë dhe jo vetëm/
Ju jeni rritur në Tiranë dhe filluat të programonit që në moshën 12-vjeçare. Si ndikoi kjo përvojë e hershme në vizionin tuaj për një karrierë në teknologji dhe sipërmarrje?
Të rriteshe në Shqipërinë post-komuniste, marrja e kompjuterit tim të parë në moshën 10-vjeçare ishte si të merrje në dorë një çelës që do të të ndihmonte të hapje dyert e të shihje gjithë botën. Në një vend që sapo kishte filluar të hapej ndaj botës Perëndimore, interneti ofronte një horizont të pafund. Unë nuk isha thjesht duke konsumuar përmbajtje; fillova t’i mësoja vetes programimin si një mënyrë për të ndërtuar dhe zgjidhur probleme, pa u kufizuar nga kufijtë fizikë.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto