Viti nis me suficit; 9 miliardë lekë më shumë të ardhura në janar - Business Magazine Albania

Viti nis me suficit; 9 miliardë lekë më shumë të ardhura në janar


Mosrealizimi i të ardhurave nga taksat ishte një nga pikat, për të cilat qeveria u kritikua fort vitin e kaluar, jo vetëm nga opozita, por edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por viti i ri duket se ka nisur ndryshe. Të ardhurat nga taksat shënuan rritje të fortë në janar, duke arritur një rekord historik për muajin.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se, në muajin e parë të vitit, qeveria mblodhi në buxhet 32.2 miliardë lekë nga taksat dhe burimet e tjera, nga 26.3 miliardë që ishte shifra për të njëtën periudhë të vitit paraardhës.

Rritja është 22 për qind. Shifrat e detajuara tregojnë për performancë të fortë thuajse në të gjitha taksat kryesore. Më konkretisht, të ardhurat nga tatimfitimi u rritën me 3.7 herë; nga 393 milionë lekë që ishin vjet në janar, në 1.47 miliardë lekë këtë vit.

Po kështu, të ardhurat nga akciza gati janë dyfishuar, ndërsa ecuri të fortë pozitive kanë pasur edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale.

E vetmja taksë kryesore, të ardhurat e të cilës nuk janë rritur me ritme të forta, është tatimi mbi vlerën e shtuar, nga e cila qeveria ka arkëtuar këtë vit vetëm 200 milionë lekë më shumë.

Por teksa në total të ardhurat janë rritur me ritme dyshifrore, buxheti nuk ka qenë aq dinamik në krahun e shpenzimeve. Në janar qeveria shpenzoi gati 400 milionë lekë më pak se vjet, dhe zëri me ecurinë më të ngadaltë janë investimet, të cilat kanë qenë gati minimale.

Rritja e të ardhurave dhe shpenzimet e përmbajtura, kanë bërë të mundur që në muajin e parë të vitit buxheti të dalë me një suficit prej 9 miliardë lekësh.

Buxheti i këtij viti ka karkater të fortë konsolidues, duke parashikuar deficitin më të ulët buxhetor nga fillimi i tranzicionit, vetëm 2.2 për qind e Prodhimit Kombëtar.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0