Virtual Accountant – Revolucioni digjital në kontabilitetin shqiptar - Business Magazine Albania

Virtual Accountant – Revolucioni digjital në kontabilitetin shqiptar

Nga Eni Muça– Kontabiliteti shqiptar po kalon një periudhë transformimi. Teknologjia po hyn gjithnjë e më shumë në çdo proces dhe profesionistët e fushës po kërkojnë mjete që t’i ndihmojnë të punojnë më shpejt, më saktë dhe me më pak ngarkesë manuale. Pikërisht në këtë kontekst është krijuar Virtual Accountant (VA), një platformë e zhvilluar në Shqipëri që synon të automatizojë proceset tatimore dhe kontabël, duke e bërë menaxhimin financiar më praktik dhe më të arritshëm.

Virtual Accountant funksionon si një shërbim SaaS (Software-as-a-Service) që mbledh, përpunon dhe deklaron automatikisht të dhënat fiskale sipas kërkesave të ligjit shqiptar. Përmes këtij sistemi, faturat, listëpagesat dhe deklaratat mujore mund të përgatiten dhe dërgohen automatikisht, duke reduktuar ndjeshëm kohën e punës dhe gabimet njerëzore. Platforma mundëson gjithashtu raportime financiare në kohë reale dhe analiza të të dhënave që ndihmojnë bizneset të kuptojnë më qartë situatën e tyre.

Lexo edhe: Orgito Leka, talenti i ri shqiptar në fushën e sigurisë kibernetike

Për të garantuar sigurinë e informacionit, sistemi përdor enkriptim të avancuar dhe autentifikim me shumë faktorë. Të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt, duke respektuar standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të dhënave financiare. Mënyra e funksionimit është e thjeshtë dhe e përshtatshme si për studio kontabiliteti, ashtu edhe për biznese që preferojnë të menaxhojnë vetë raportimet e tyre fiskale.

Thelbi i misionit të Virtual Accountant është të lehtësojë punën e përditshme të profesionistëve të kontabilitetit, duke i lënë atyre më shumë hapësirë për t’u fokusuar në analiza dhe vendimmarrje strategjike. Kjo platformë nuk synon të zëvendësojë ekspertizën njerëzore, por ta plotësojë atë me efikasitetin që ofron teknologjia.

Me lançimin e Virtual Accountant, Shqipëria shton një tjetër iniciativë vendase në drejtim të digjitalizimit të ekonomisë. Platforma është tashmë e disponueshme në treg me paketa abonimi të përshtatura sipas madhësisë dhe nevojave të biznesit. Më shumë informacion mund të gjendet në www.virtualaccountant.al.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0