Vidhen të dhënat e 500 milionë klientëve të Marriott pas qëndrimit të tyre në hotel - Business Magazine Albania

Vidhen të dhënat e 500 milionë klientëve të Marriott pas qëndrimit të tyre në hotel


Nuk kanë kaluar shumë ditë nga lajmi zyrtar që rrjeti i hotelerisë Marriott ka mbërritur në Tiranë. Në një ceremoni private, pasditen e së martës është nënshkruar marrëveshja mes përfaqësuesit të Marriot për rajonin e Ballkanit dhe përfaqësuesit të kompanisë Alb Star. Hoteli do të jetë pjesë e kullës së stadiumit Qemal Stafa, i cili po rindërtohet.

Vetëm pas këtij lajmi BusinessInsider ka njoftuar një shkelje masive të të dhënave që i përkasin 500 milionë klientëve që qëndruan në markat e hoteleve botërore duke përfshirë Marriott, W, Sheraton dhe Westin.

Lexoni: “Marriot” në kullën e stadiumit “Qemal Stafa”

Marriott njoftoi të Premten se kishte “marrë masa për të hetuar dhe adresuar një incident të sigurisë të të dhënave” që buronte nga baza e të dhënave të autorizimit të Starwood Guest.

Kompania tha se beson se janë aksesuar informacione të rreth 500 milionë personave, duke përfshirë një numër të papërcaktuar që u janë vjedhur informacionet e kartës së kreditit. Kjo ndikon në klientët që kanë bërë rezervime në ose para datës 10 Shtator 2018.

Marriott tha se ky informacion në lidhje me kartat e kreditit është i koduar, por që ekziston mundësia që hakerët gjithashtu të kenë marrë informacionin e nevojshëm për t’i dekriptuar ato.

Për rreth 367 milionë të atyre që u prekën, tha Marriott, informacioni i marrë përfshin disa kombinime të emrit të tyre, adresën postare, numrin e telefonit, adresën e email, numrin e pasaportës, datën e lindjes, gjininë dhe informacione të tjera rreth llogarisë së tyre Starwood.

Kompania u bind më 19 Nëntor se ka pasur akses të paautorizuar në bazën e tyre të të dhënave, e cila përmbante informacione nga klientët që qëndruan në pronat e Starwood në ose para 10 Shtatorit të këtij viti.

“Marriott raportoi këtë incident për zbatimin e ligjit dhe vazhdon të mbështesë hetimet e tyre. Kompania tashmë ka filluar të njoftojë autoritetet rregullatore,” tha kompania.

Lexoni: Samiti i Turizmit: jo më fshatra turistikë. Hotelet kusht për investime strategjike

Arne Sorenson, Presidenti dhe CEO pranë Marriott tha se: “Na vjen shumë keq që ndodhi kjo ngjarje. Kjo nuk është ajo që meritojnë të ftuarit tanë dhe ajo që presim nga vetja. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur klientët tanë dhe po përdorim mësimet e mësuar për të ecur përpara.”

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0