Grupi i njohur suedez “MadMan’s” ka vendosur të këndojë shqip dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur këngën “Xhamadani vija-vija”. Grupi suedez ka vizituar Rahovecin, në Kosovë, dy vite më parë, të ftuar specialë në Hardh Fest dhe duket se pikërisht aty ka lindur dashuria me shqiptarët. Ata kanë zgjedhur bashkëpunëtorë shqiptar kompozitorin Florent Boshnjaku, ndërsa videoja është realizuar nga Bujar Berisha.
MadMan’s kanë shkruar se kjo është një dhuratë e vogël për Kosovën, duke i uruar që pas pandemisë të fitojnë lirinë e të lëvizurit lirshëm në botë.
“Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme.
Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm.
Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, kanë shkruar MadMan’s në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook dhe në Youtube.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto