Veza e çertifikuar AIBA, besnike e cilësisë dhe standardeve - Business Magazine Albania

Veza e çertifikuar AIBA, besnike e cilësisë dhe standardeve


RUDINA HOXHA 

Drejtori i Përgjithshëm i Aiba,  kompania lider për produktin e vezës, Erion Hoxhaj, tregon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania, rrugën që ka përshkruar në 21 vite kompania e tij derisa është bërë pjesë e tregut Europian.

“Çdo ditë që kalon, çdo vit që kalon shënon një ngjarje më vete në historinë e kësaj kompanie, në rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne synojme gjithmonë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë dhe shërbim të shkëlqyer,” thote Hoxhaj.

Ju lutem, na bëni një panorama të Aiba-s? Si e nisi ajo rrugëtimin e saj? Me çfarë objektivi?
A.I.B.A Kompani u krijua në vitin 1994 si një ndërmarrje me drejtim kryesor ate te aktivitetit te prodhimit te ushqimeve blektorale dhe qe nga viti 1999 edhe rritjen intensive të shpendëve për prodhim vezësh. Sot kemi siguruar pozicionin e liderit në industrinë e prodhimit të vezës në Shqipëri, jo vetëm në sajë të arritjeve të sotme, por vecanërisht në sajë të rrugës që kemi ndjekur për të ardhur deri këtu. Objektivi yne eshte Inkurajimi i praktikave, të cilat respektojnë mjedisin dhe trajtimin e kafshëve në mënyrë humane. Të ofrojmë produkte cilësore duke aplikuar teknologjine me te fundit në të mirën tonë dhe të mirën e konsumatorëve.

Një nga sfidat e fituara ishte hyrja e produktit të vezës të kësaj kompanie në tregjet e Bashkimit Europian.Cilat kanë qënë momentet më të rëndësishme në jetën e kësaj kompanie – që nga krijimi deri tani që ka fituar çertifikimin e produktit të saj kryesor, vezëve?
Vështirë të veçohet…



një moment në kaq vite histori ( 21 vite ). Çdo ditë që kalon, çdo vit që kalon shënon një ngjarje më vete në historinë e kësaj kompanie, në rritjen dhe zhvillimin e saj. Ne synojmë gjithmonë që të përmirësojmë cilësinë e jetës së të gjithë komunitetit tonë, duke ofruar produkte të cilësisë dhe shërbim të shkëlqyer.

Për të gjithë ato që nuk e dinë, cfarë do të thotë të konsumosh vezë të çertifikuara?
Shëndeti, higjiena dhe cilësia jane gurthemel i proçesit të prodhimit dhe rritjes që zhvillohet brenda firmës. Për prodhimin e vezëve, sot në kompaninë tonë përdoret një teknologji e nivelit bashkëkohor. Te konsumosh vezë të çertifikuara do të thotë të konsumosh vezë me standarte të larta për sa i përket cilësisë. Pra, kërkohet një cilësi e lartë produkti, nëpërmjet kontrollit të rreptë të lëndëve të para e ndihmëse në prodhimin e ushqimit të koncentruar dhe në respektimin e të gjitha kushteve të prodhimit. Të gjitha këto të harmonizuara edhe me kujdesin e vazhdueshëm të personelit punëtor e teknik.

Çfarë mësimi keni mësuar nga konsumatori?
Pavarësisht se numri i shoqërive të vezëve është rritur mjaft vitet e fundit, duke u mbështetur dhe tek pyetja më lart mbi vezët e çertifikuara, kanë bërë të mundur që sot veza AIBA të vlerësohet mjaft nga konsumatori ynë, që është dhe çmimi më i madh për ne. Konsumatorët i qëndrojnë besnik cilësisë dhe standardeve në prodhimin e vezëve.

Çfarë kanalesh shpërndarjeje, tregtimi dhe eksportimi përdorni?
Në përgjithësi kemi një sistem të kombinuar shpërndarje, ku përveç strukturave tona, hyjnë në lojë dhe agjentët ekonomikë si tregtarë të shitjes me shumicë për një treg të caktuar dhe tregtaret e shitjes me pakicë ( supermarketet ) Sistemi ynë i shpërndarjes bazohet jo thjesht, mbi baza të gjeografisë administrative, por mbi bazën e kërkesave që ka tregu, kombinuar kjo, me interesat e shoqërisë dhe me çmimin e produktit, për të cilin konsumatori është gati të paguajë.

Bazuar në eksperiencën tuaj, çfarë mendoni se do të ndryshojë në industrinë e konsumimit në Shqipëri kur vendi të hyjë në BE? Po lidhur me njehsimin e tregut shqiptar me atë Kosovar?
Kuptohet që një treg si ai, që përfaqësojnë vendet antare të BE-së, është një treg potencial, që lakmohet nga të gjithë, por që nuk mund të arrihet pa pasur disa standarde dhe “leje” për të hyrë në gjirin e tij Kjo përbën një sukses të padiskutueshëm per tregun shqiptar, por aktualisht ne si kompani prodhojmë sipas standarteve dhe kërkesave që ka BE-ja mbi prodhimin e vezëve dhe në rast se vendi do të futet në BE do të krijojë një frymë të re të prodhimit të vezëve, pasi në këtë mënyrë kompanitë e tjera që janë aktualisht në treg do të përballen me disa probleme sidomos atë të kostos së prodhimit, çka do të sjellë një konkurencë më të ndershme. Problemi më urgjent për këtë industri është mungesa e prodhimit të lëndës në parë në vend; nëpërmjet hyrjes në BE mendoj se do të ketë lehtësira në sigurimin e kësaj lënde të parë.

Kujt ja dedikoni suksesin e kompanisë suaj?
Suksesin e kompanisë ja dedikojmë punës së palodhur dhe kurrë të papërtuar të gjithë njerëzve që kanë kontribuar në krijimin e këtij kompleksi të madh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0