Vetëm 5 sekonda për të lënë një përshtypje të mirë

Vetëm 5 sekonda për të lënë një përshtypje të mirë


Vetëm 5 sekonda iu deshën Mark Cuban për të bërë të ndihen mirë vullnetarët që po punojnë për një event. Vetëm 5 sekonda, për të lënë një përshtypje të mirë.

Njerëzit e sjellshëm dallojnë të parët. Ata na bëjnë të ndihemi mirë. Ata na bëjnë të ndihemi të respektuar e të vlerësuar. Ata na bëjnë të ndihemi mirë me veten.

Ne jemi më të prirur të bëjmë biznes me këta.

Nëse po përpiqeni të jeni më të sjellshëm dhe të lini një përshtypje të mirë te njerëzit, lexoni këto këshilla nga Mark Cuban:

  1. Gjithmonë ec i pari.

Je në një event. Një mik të tregon një person tjetër dhe thotë “Më lër të të prezantoj Xhimin.”

Xhimi të sheh që po i drejtohesh, megjithatë qëndron në vend.

Njerëzit e sjellshëm, pavarsisht çfarë statusi kanë, nuk rrinë në vend. Ata bëjnë përpara, buzëqeshin dhe tregojnë se janë të privilegjuar nga prezantimi, jo nga takimi me ju.

Thënë shkurt nuk bëjnë të vështirin. Ata të bëjnë të ndihesh sikur ti je personi më i rëndësishëm.

  1. Gjithmonë pyet…

Nëse po thua diçka thjesht sepse të pëlqen dhe nuk po i jep hapësirë personit tjetër… thjesht po i kreh bishtin vetes.

Kur njerëzit e sjellshëm duan të flasin për veten, ata pyesin për këshillë, dhe jo të tipit: Pashë që e mban shumë të pastër makinën, çfarë dylli rekomandon për një Jaguar?

Bëj një pyetje që tregon vlerën e vërtetë të ekspertizës dhe njohurive të personit që ke përballë. Ai do të ndihet mirë, sepse sjellja jote tregon që beson tek opinion i tij dhe merr një input të vlefshëm që mund ta përdorësh më vonë.

  1. Gjithmonë prit të të pyesin.

Ti di gjëra, të bukura, fantastike.

Por sigurohu ti ndash këto njohuri në momentin e duhur.

Nëse je mentor, drejtues, trajner, ndaji menjëherë. Nëse je thjesht ai tipi me të cilin sapo u takova, të lutem mos më thuaj se çfarë duhet të porosis për të ngrënë. Vetëm nëse të pyes.

Si shumica e gjërave në jetë, të kërkosh një këshillë të dobishme do të thotë të gjesh momentin e duhur dhe njerëzit e sjellshëm e dinë se momenti i duhur është pasi janë pyetur.

  1. Ylli i shfaqjes është personi përballë, jo ti.

Takon dikë, flet për 30 minuta dhe largohesh duke menduar: “Uau çfarë bisede! Çfarë personi!”

Sigurisht, nëse mendon kështu më vonë, e kupton se nuk ke mësuar asgjë për këtë person.

Njerëzit e sjellshëm dinë rreth Jiu-Jitsu, artit të lashtë, i cili të motivon të flasësh për veten pa e ditur sesi ndodhi.

Social Jiu-Jitsu është i thjeshtë. Kur mëson rreth asaj çfarë bëri një person, pyete si e bëri, pse dhe çfarë mësoi prej saj.

Mos mendoni se po tregoheni manipulues, sepse nuk jeni. Të tregosh një interes të sinqertë te njerëzit nuk është manipuluese. Është argëtuese, për ty dhe ata. Ata do të flasin për gjërat që pëlqejnë dhe ti do të shijosh entuziasmin dhe pasionin me të cilin flasin.

Askush nuk merr respekt të tepruar. Të pyesësh të tjerët për veten e tyre thjesht tregon respekt.

Respekti dhe mirësjellja shkojnë bashkë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0