Vetëm 4 të infektuar me Covid ditën e fundit - Business Magazine Albania

Vetëm 4 të infektuar me Covid ditën e fundit


Në 24 orët e fundit janë konfirmuar katër raste të reja nga 121 të dyshuar dhe të testuar me Covid-19.

Sipas burimeve zyrtare, 187 vazhdojnë të jenë të infektuar aktiv në vend, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Katër persona i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 654 raste ose thënë ndryshe 75 për qind e të prekurve janë shëruar tashmë.

“Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: dy në Tiranë dhe nga një rast në Kamëz e Shkodër”.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot, janë kryer mbi 11 mijë testime në rang vendi, dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 872 raste.

Si pasojë e virusit 31 persona kanë humbur jetën, 18 prej të cilëve i përkasin kryeqytetit.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë,  “Më pak se 15 për qind e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0