Vetëdeklarimet sipas procedurave të reja tatimore do të jenë pa ndëshkim

Vetëdeklarimet sipas procedurave të reja tatimore do të jenë pa ndëshkim


Ministria e Financave u bën thirrje bizneseve të shfrytëzojnë hapësirën, që jep ligji i ri i procedurave tatimore, për të vetëdeklaruar pa ndëshkim të gjithë mallin, që kanë pa faturë nëpër inventarët e tyre.

Zëvendësministrja Irena Beqiraj tha se, kjo e drejtë i jep çdo biznesi mundësinë, që të nisë një kapitull të ri në raport me ligjin.

“Kjo do t’i japë një lehtësi shumë të madhe biznesit të vogël, që të ndahet nga e kaluara pa faturë, si dhe të fillojë me një epokë të re, ku çdo lëndë të parë që duhet ta blejë nga biznesi i madh, duhet ta blejë me faturë. Kjo ndihmon ndërkohë biznesin e vogël të justifikojë të gjithë mallin që ka pas marrë dhe do të blejë rishtazi, sigurisht me faturë, por është shumë e rëndësishme edhe për biznesin e madh, sepse i vë të gjithë operatorët në treg, përfshi prodhues dhe importues, në kushte të barabarta”, tha Irena Beqiraj.

Ligji i ri i procedurave tatimore, që hyri në fuqi këtë të enjte, ashpërson fort masat ndëshkuese ndaj bizneseve, që kryejnë evazion fiskal. Zëvendësministrja Beqiraj thotë se, autoritetet nuk do të tolerojnë askënd, qoftë bizneset e mëdha që shesin pa faturë tatimore, ashtu dhe ato të voglat që blejnë mall nga to pa këtë dokument.

“Të gjitha ato biznese që do të kenë gjendje inventari pa faturë, do të gjobiten dhe në të njëjtën kohë do t’u konfiskohet malli. Ndërkohë do të fillojë procedurë hetimore për të gjithë bizneset e mëdha, te të cilët këta të tjerët janë furnizuar pa faturë”, tha më tej Irena Beqiraj.

Për të kufizuar shtigjet për evazion, ligji vendos edhe një kushtëzim tjetër, atë që ndalon biznesin e madh të shesë mall drejtpërdrejt te konsumatori final me kupon tatimor.

“Deri më 31 mars të vitit 2016, e kemi vënë kusht që bizneset e mëdha te tregtia me shumicë dhe prodhuesi, mund të shesin vetëm 10% të xhiros tek individi, apo shitje me pakicë. Pastaj nuk e kanë më këtë të drejtë, vetëm nëse do të kenë të gjithë kanalin e shpërndarjes, pra do të kenë edhe pikat e tyre të pakicës”, deklaroi zv.ministrja e Financave, Beqiraj.

Bizneset, të cilat kapen me mall të padokumentar me faturë tatimore, gjobiten nga 5 deri në 10 milionë lekë dhe u sekuestrohet i gjithë malli. Ndërsa për bizneset e mëdha, kur rasti përsëritet, nis automatikisht hetimi penal.

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0