Venture UP mban punëtori falas për programim dhe marketing për studentët e UP-së » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/06/2019

Venture UP mban punëtori falas për programim dhe marketing për studentët e UP-së

Share
nga Eridon Elshani
Qer 06, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Venture UP – Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës, ofron punëtori dhe trajnime FALAS në fusha të ndryshme profesionale, për studentët e të gjitha fakulteteve dhe departmenteve të UP-së.

Punëtoritë janë më shumë se trajnime për ngritje të aftësive. VentureUP është komunitet ku ndahen vlera të bashkëpunimit, mendimit kritik, punës grupore e barazisë.

Punëtoritë në Venture UP kanë interaktivitet, ushtrime grupore, detyra shtëpie, lojëra, video klipe dhe metoda të tjera që synojnë të trajtojnë tema përmes metodave alternative.

Vendet janë të limituara andaj duhet të aplikoni deri më 9 Qershor.

APLIKO KËTU.

Në fund të punëtorisë do të ndahen certifikata për pjesëmarrësit.

Për më shumë informata kontaktoni në [email protected]

Këto trajnime organizohen në kuadër të projektit “VentureUP – University of Prishtina Venture Incubator” të financuar nga European Union Kosovo.