Vendet e G7 bien dakord. Vendoset çmimi tavan 60$ për naftën ruse - Business Magazine Albania

Vendet e G7 bien dakord. Vendoset çmimi tavan 60$ për naftën ruse

Çmimi tavan i vendosur naftës ruse prej Bashkimit Europian dhe G7 për të shitjen e saj 60 dollarë për fuçi hyri në fuqi sot, në mesin e përpjekjeve të Perëndimit për të dobësuar aftësinë e Moskës që të vazhdojë financimin e luftës në Ukrainë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë ekonominë globale nga një tjetër rritje e beftë e çmimeve të energjisë.

Për këtë kufi kuotimi u ra dakord nga grupi i 7 vendeve më të industrializuara të globit, BE-ja dhe  Australia pasi Polonia, e cila po rezistonte kundër një mase të tillë, e dha më në fund dritën jeshile. Sipas marrëveshjes, nafta ruse lejohet të dërgohet në vendet e palëve të treta duke përdorur cisternat e G7 dhe bllokut europian kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e kreditit, vetëm nëse ngarkesa blihet me 60 dollarë fuçia, ose nën kufirin e këtij çmimi.

Lexo edhe: Konferenca e OKB-së për klimën bie dakord për deklaratën përfundimtare

Kufiri mjaft konservator prej 60 dollarësh për fuçi i kërkuar nga Brukseli e Ëashingtoni është pritur me kritika nga Ukraina. Presidenti Volodymyr Zelenskyy u shpreh se një lëvizje e tillë nuk e pengon shumë Rusinë dhe luftën e saj ndaj vendit fqinj.

“Nuk do ta quaja një vendim serioz për të vendosur një kufi të tillë për çmimet ruse. Një gje e tillë është mjaft komode për buxhetin e një shteti terrorist.” – u shpreh Zelensky.  

Kievi u shpreh se që të goditej shpejt ekonomia ruse, çmimi duhet të ishte ulur në 3o dollarë fuçia. Përpara pushtimit të Ukrainës, nafta ruse shitej zakonisht për 55-65 dollarë për fuçi. Në këtë mënyrë, kuptimi i bërë nga perëndimi duket i logjikshëm, megjithatë Rusia nuk është e kënaqur dhe iu rikthye kërcënimeve. Nga ky vit, Europa do të jetojë pa naftën ruse tha përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, sipas të cilit vendi i tij do të ndalojë furnizimin për kombet që mbështesin çmimin tavan./ Reuters 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0