Velipoja, mikpret festivalin e parë të rërës “Land & Sand Art Festival” - Business Magazine Albania

Velipoja, mikpret festivalin e parë të rërës “Land & Sand Art Festival”

festivalin e rërës

Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet edicioni i parë i festivalit të rërës Land & Sand Art Festival”, i cili vjen si risi për vendin tonë, e do të zhvillohet në Velipojë, nga datat 24-27 gusht 2022. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

“Land & Sand Art Festival” një arenë shumëkombëshe e plotë ngjyra

Artistë ndërkombëtarë, sand & land-artists, marrin pjesë në event dhe krijojnë vepra arti në hapësirat publike me një tematikë të lirë. Studentë nga universitetet e Arteve në Shqipëri dhe Kosovë (Shkodër, Tiranë dhe Prishtinë) bëhen pjesë e masterklasave të krijuara, të cilët janë të ftuar të krijojnë dhe bashkëveprojnë me artistët profesionistë ndërkombëtar. Po ashtu demostrime në rërë edhe për fëmijët e grupmoshave të ndryshme për të cilët do të ketë hapësira të dedikuara për të qenë pjesë e aktiviteteve kreative. Ndër të tjera do krijohen panele diskutimi ku artistë do ftohen për të ilustruar proceset e tyre kreative në hapësire dhe intelektual për të diskutuar mbi efektet e konsumit të tepërt, ndotjes së hapësirave publike dhe rëndësine e land artit në një epokë ku gjithnjë e më shumë artiste po krijojnë enviromental dhe eco art që rrit ndërgjegjësimin dhe ofron përgjigje për disa nga cështjet mjedisore që përballemi sot. Ky festival do përmbyllet me natën finale të eventit ku do shpallet Artisti Fitues i këtoj festivali të parë. Mbrëmja do vazhdojë me evente muzikore.

“Land & Sand Art Festival” sjellë një formë të re arti në një frymë profesionale dhe internacionale duke marrë nga eksperienca e artistëve ndërkombëtar të ftuar. Ndikon në formimin kulturor të audiencës shqiptare, duke bërë që kjo iniciativë të aktivizojë veprimtari kreative dhe argëtuese të shëndetshme, për të rinj dhe fëmijë të të gjitha trevave shqiptare.
Është pikë reference për të informuar të rinjtë shqiptarë mbi rëndësinë e aktiviteteve të tilla, ku edukimi dhe argëtimi mund të shkrihen dhe bashkëveprojnë së bashku.
“Land & Sand Art Festival” është shkëmbimi i vlerave kulturore, artistike në hapësirat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëpërmjet përfshirjes së artistëve të shumtë, duke ndihmuar dhe në bashkëveprimin mes brezave që vijnë nga lokacione të ndryshme të botës.
Ky festival ndihmon në promovimin dhe rigjallërimin e plazhit të Velipojës me anë të këtij eventi, që synon të afrojë sa më shumë turistë nga vende të ndryshme duke e shndërruar atë në një atraksion në rritje dhe në kryefjalën e zhvillimit socio-kulturor dhe ekonomik të vendit, duke ndihmuar në këtë mënyrë dhe zhvillimin e bizneseve lokale.

Një mundësi për një vazhdimësi

Festivalet e skulpturës në rërë dhe land art janë evente arti që zhvillohen çdo vit në bregdete të ndryshme anembanë botës. Krijimi i veprave të artit në hapësirat publike merr formën e një festivali outdoor, ku artistë vendas dhe ndërkombëtarë do të demostrojnë live, përgjatë 5 ditëve, këtë proces. Artistët ndërkombëtar pjesmarrës në këtë Festival Arti zhvillojnë aktivitetin e tyre artistik kudo në botë, dhe kanë eksperienca të shumta në festivale dhe evente të këtij lloji.
Organizimi i një eventi të tillë, ka si synim të sjellë vlera artistike, të organizojë veprimtari kreative por dhe të promovojë zhvillimin e turizmit në Velipojë dhe në qarkun Shkodër.

Kush është themeluesja e këtij festivali?

Beskida Kraja, është një artiste vizuale dhe kuratore e pavarur. Studimet e mesme i kreu në qytetin e lindjes në Liceun Artistik ‘Prenk Jakova’, Shkodër. Eshtë diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës në degën Pikture Monumentale me titullin Master Shkencor. Ka kryer një vit shkëmbim universitar masteri në Akademinë e Arteve të bukura të Breres në Milano.
Është specializuar për Art Terapi dhe Pedagogji Arti për femijët ‘Gifted Child’ në universitetin kombëtar ‘Kapodistrian’ të Athinës. Është anëtare e Unionit Internacional të Artistëve dhe Kuratorëve të Greqisë (AIAP).


Kuratore e Çmimit ‘Idromeno’ 2021, i zhvilluar në Galerinë e Arteve, Shkodër. Bashkë-kuratore e ekspozitës ‘Weaving the Future’ ku pjesmarrëse ishin 35 artiste greke. Që nga viti 2019 bashkë me tre artiste greke krijon grupin artistik Penelope’s Web. Veprat e tyre me karakter social kanë në fokus të drejtat e grave por jo vetëm. Ka ekspozuar ne: Benaki Museum, Athinë; Katsigras Museum, Larisa; Michalis Kakoianis Foundation, Athinë; Dhimitri Mitara Museum, Halkidha; Galeria Kombetare e Kosovës, Prishtinë; Municipal of Athens, Metaksurgio; Miza Gallery, Tirane; COD – Center for Openness and Dialogue, Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0