Velar, makina më e re nga Range Rover - Business Magazine Albania

Velar, makina më e re nga Range Rover


Audi dhe Porsche, kini kujdes! Range Rover po vjen fuqishëm.

Të mërkurën, brandi premium SUV i Land Rover publikoi një foto të makinës më të re të quajtur Velar.

Velar ka një tavan panoramik prej xhami dhe një sistem të madh të brendshëm të makinës.

Sipas të dhënave nga Range Rover, Velar pozicionohet midis modeleve Evoque dhe Range Rover-it Sport.

Për sa i përket çmimit, kjo super makinë mendohet të shitet te konsumatorët për 50 deri në 60.000 dollarë.

Velar po rrit konkurencën e Range Rover me gjenratën e dytë të Audi-t Q5 dhe Macan-it, makina më e shitur e Porsche.

Velar, i cili e ka marr emrin sipas prototipit origjinal të Range Rover që nga viti 1960, do të lançohet zyrtarisht në datën 1 Mars, në Gjeneva motor show 2017.

Jaguar Land Rover po shënon një vit historik për sa i përket shitjeve, të cilat janë rritur me 24%.

Jaguar dhe Land Rover të kombinuar së bashku shesin më shumë se 105.000 makina në Amerikë.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0