Vegjetarianet do te fillojne te hane mish - Business Magazine Albania

Vegjetarianet do te fillojne te hane mish


Shkencetaret tane kane gjetur menyren e rritjes se mishit artificial – nje deklarate te tille te bujshme, madje sensacionale, kane bere kohet e fundit inxhinieret amerikane nga kompania Modern Meadow. Ata kane paraqitur teknologjine unikale per prodhimin e mishit artificial.
 
Ne baze te procesit ne fjale qendron metoda e prodhimit te fibrave te mishit nga qelizat e indeve te muskujve te kafsheve, te perftuara me ane te biopsise. Keto fibra i ngjeshin (i presojne) ne forma te ndryshme, kurse me pas i rrisin ne nje bioreaktor. Zhvilluesit e quajne me shaka pajisjen, e cila i jep lendes fillestare formen e biftekut – printer, kurse vete lenden e pare – biongjyra (biobojera), me te cilat mund te pikturohet bota e mrekullueshme e se ardhmes pa dhune ndaj kafsheve. Ne menyre te ngjashme kompania Modern Meadow planifikon te lansoje edhe prodhimin e mallrave prej lekure.
 
Ideja e marre ne vetvete eshte e denje per respekt. Ju mund te imagjinoni se sa jete kafshesh do te shpetojne analoget “artificiale” te mishit dhe lekures. Pervec kesaj, eshte plotesisht e mundur qe ne te ardhmen kjo metode te dale shume me ekonomike se sa cikli i plote i prodhimit te mishit natyral, i cili fillon qe nga rritja e kafsheve, mbajtja, perkujdesi, ushqimi i tyre, kurse me pas therja, transportimi e keshtu me radhe.
 
Megjithate, nuk eshte absolutisht e qarte se cfare ndikimi do te ushtroje ne shendetin e njerezve perdorimi i mishit artificial. Mendimin e vet e shprehu per Radiokompanine “Zeri i Rusise” mjekja dietologe ruse Marina Capovic:
– Askush nuk e di se cfare efekti do te kete ne shendetin tone “mishi” ne fjale pas 10-15 vitesh si dhe per brezat e ardhshem. Pa kujtoni per nje moment se cfare euforie e pushtoi njerezimin kur u krijuan produktet e para ushqimore te modifikuara gjenetikisht. Kurse tani ne jemi duke u kujdesur seriozisht qe keto “kryevepra” te progresit shkencor te mos gjendet kurrsesi ne tryezat tona. Praktika tregon se vetem produkte natyrale jane te dobishme per shendetin. Une kam ndjekur me interes te madh fatin e ketij zhvillimi, por veshtire se do t’u rekomandoj ndonjehere pacienteve te mi perdorimin e nje mishi te tille (artificial).
 
Shprehet gjithashtu skeptik ne lidhje me krijimin e mishit artificial edhe Peter Shekaljov, i cili praktikon te ushqyerin vegjetarian:
– Une, personalisht, mendoj se kjo ide eshte krejtesisht e pakuptimte, sepse ata qe duan te heqin dore nga mishi, e refuzojne perdorimin e tij edhe pa zevendesues. Kurse ata qe e duan mishin do ta perceptojne si nje fyerje idene e krijimit te mishit artificial.
Keshtu pra, nese do te jete nje revolucion i vertete mishi artificial ne sistemin e ushqimit apo ideja e perdorimit te tij do te vdese pa gjetur asnje rezonance tek konsumatoret, vete koha do ta tregoje.
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0