Vdekja na bën më të mirë - Business Magazine Albania

Vdekja na bën më të mirë

Vdekja

Doriana METOLLARI

“Frika” është një argument, që në pjesën më të mirë të rasteve e ndeshim tek vizitat psikolog-pacient, jo nëpër tavolina. Njerëzit zor se i shkojnë problemit deri në fund për të kuptuar thelbin dhe në pjesën më të mirë të rasteve e paragjykojnë. Eshtë më kollaj të paragjykosh, vec në mos pac përballë një psikolog ose një njeri aq të mencur sa dhe të ndjeshëm që mund të të këshillojë sic duhet. Unë njoh njerëz që kanë frikë të jetojnë, për arsye të ndryshme, apo të tjerë që janë bërë kaq shumë maniakë të pastrimit e suplementeve sa nuk lënë vitamina pa marrë e dizinfektant pa patur në cantë, për të larguar COVIDin. Gjithsesi, për shumëkënd kjo është një frikë që po largohet. Në disa media lexova se edhe në shkallë globale rastet e prekura nga COVID janë drejt rënies. Por, si i thonë fjalës, nga shiu në breshër me këtë krizën energjitike.

Më kujtohet njëherë kur po kthehesha në Itali, me avion. Ishte Dhjetor dhe gjatë ngritjes e uljes pat shumë turbulenca. Një moment me të vertetë druhesha se ai avion nuk do ta përballonte. Por, në vend që të ulja kokën, e ngrita për të parë rreth e rrotull meje. Nuk m’u desh shumë të kuptoja se të gjithë ishin në po të njëjtin siklet, kjo e fiku disi shqetësimin. Të gjithë njerëzit kanë frikë, në mos nga avioni që është dicka reale dhe objektive, shumëkush ka komplekse të brendshme që i shkaktojnë frikë nga jashtë.

Shumë shpesh, fakti i të pasurit frikë lidhet me frikën për të ndryshuar veten, ose jetën tonë. Pra, jo për një rrezik të vërtetë të jashtëm, por të brendshëm. Ne kemi frikë t’i lëmë zakonet tona, zonën tonë të rehatisë, idetë tona, modelet tona dhe pikërisht për këtë kemi frikë të jetojmë deri në fund, pra të transformohemi. Duhet ta lëmë veten të na marrë rrjedha herë pas here dhe të fillojmë në etapa të caktuara të jetës, një kapitull të ri.

Prandaj them se është e nevojshme ta ndryshojmë veten tonë duke bërë përpjekje të brendshme dhe mbi të gjitha duke mos u krahasuar me të tjerët. Shumë e shohin si një garë me botën, une e shoh si një garë me vetveten. Natyra jonë është e jona dhe në jemi unik. Kufizohemi nga ide apo koncepte të gabuara që na mbajnë të lidhur ngushtë më të kaluarën, apo një stil jetë, a mënyrë të qenuri që nuk na identifikon se kush jemi me të vërtetë ne. Kjo na bën që të vazhdojmë të ecim ne po të njëjtën rrugë, që nuk është e jona.

Prandaj është e nevojshme të ndalim dhe të identifikojmë frikën, për ta parë në sy. Kur kemi shumë pyetje dhe jeta bëhet e vështirë, është koha të marrim takim me një psikolog të mirë, për disa seanca. Të kesh frikë, apo të jesh në mëdyshje për të marrë vendime është krejt normale. Por, si ta përpunojmë dhe si t’ia dalim? Frika të paralizon aq sa ti kurrë nuk mund të rritesh, qoftë për shkak të njerëzve që ke afër, ose ata që të rrethojnë “miqësisht”. Ka miq që i njeh një jetë dhe me ta mund të mos rritesh kurrë, por ka dhe rastësi që duhet t’i kapësh në flutirim e sipër.

Nëse do të filloni të jeni pak më të përqëndruar në atë që ndodh brenda jush, në përballje më rrethin jashtë, mund t’ia dilni mrekullisht. Sigurisht, energjitë tuaja duhet t’i përqëndroni tek mendimet negative që ju vijnë në momente të caktuara. Aty fillon ndryshimi dhe vendimet më të mira merren aty. Gjatë kësaj rruge, me siguri do të gjeni njerëz që ju ndihmojnë në këto mekanizma. Por, instinkti juaj është shumë i vlefshëm në këto raste, mjafton t’i besoni. Ndihmën e marrim rastësisht edhe nga një film, apo një poezi, a libër. Nëse ka lidhje me situatën tënde ndalo, dhe kuptoje më mirë. Thjesht kini durim gjatë rrugës dhe mbani sytë katër. Askush nuk vdes nga frika, mund të dridhemi, të strukemi, por kjo është një “vdekje” nëpër të cilën kalojnë thuajse të gjithë dhe na bën më të mirë nëse ia dalim. Rëndësi ka që të kalojmë përmes saj dhe t’ia dalim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0