Vaxhid Sejdiu tregon për 100 shkollat shqiptare në Zivër. Gjuha shqipe është mision, sipas tij - Business Magazine Albania

Vaxhid Sejdiu tregon për 100 shkollat shqiptare në Zivër. Gjuha shqipe është mision, sipas tij

Vaxhid Sejdiu

Shkollat e gjuhës shqipe në Zvicër, janë një vatër për mërgimtarët. Me një numër të konsiderueshëm nxënësish duke ardhur në shtim thotë koordinatori i shkollave shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu. Ai bën thirrje për prindërit të mos i lënë fëmijët pa mësuar gjuhën e tyre shqipe. Ne kemi zhvilluar një intervistë me të.

Zoti Sjediu, për ata që nuk e dinë cili është angazhimi juaj me shkollat Shqipe në Zivcër dhe kur ka nisur?

Mundohemi që nëpërmjet formave të ndryshme të jemi sa më afër atdheut, sepse në këtë formë ne qëndrojmë në vijimësi të kulturës shqipe. Kjo nuk është vetëm për ne, por edhe për fëmijët, të cilët lindin dhe rriten larg atdheut. Angazhimi im, përveçse profesional është edhe personal, sepse unë nuk dua që fëmijët të rriten dhe brezat të harrojnë gjuhën. Pra, nuk jam thjesht një koordinator i këtyre shkollave.

A i kujtoni mësuesit e parë që kanë qenë gurë themeli në arsimimin e të rinjve të asaj kohe?

Në Maqedoninë e Veriut ka shumë mësues që kanë dhënë kontributin e tyre për rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.
Gjithë gjeneratat e mësuesisë marrin meritat e tyre, sepse kanë dhënë një ndihmë të madhe veçanërisht në ato lëndë që kanë pasur nevojë për më shumë vëmendje, siç është edhe gjuha shqipe.

A ka ende mangësi në mësues të gjuhës Shqipe?

 Jo! Kudo ku ka shqiptarë sot ka një tjetër qasje ka mësues dhe i është dhënë rëndësi nga viti në vit kësaj çështje. Sot të gjithë arsimohen, nga vendi me i largët tek vendi më i afërt. Pra, mundësinë e kanë.

A do të zgjidhnit të ktheheshit në Kumanovë një ditë për të ushtruar misionin si mësues?

Nga atdheu ne nuk kemi ikur. Jemi larguar, sepse na bie e rëndë si fjalë “ike”. Unë kam ikur për arsye sepse ishte i madh numri i njerëzve të arsimuar që nuk gjenin hapësirë dhe largoheshin për një periudhë të caktuar nga vendi ku jetonin, me të vetmin qëllim: sapo të ndryshojnë gjërat një ditë të kthehemi në vendin tonë. Një fjalë e urtë thotë “Guri peshon në vend të vet”, ndaj, patjetër ndoshta në një të ardhme kthehem dhe jo vetëm unë, por pjesa dërmuese të mërgimtarëve shqiptarë.

Lexo: Gjuha shqipe në Harvard, një mundësi për të njohur botën me gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare

Cilat janë vlerat e mësuara nga ajo periudhë në të cilën keni jetuar?

Vlerat më të larta kanë qenë dhe vijojnë të jenë: ruajtja e traditës së vendosjes së emrit. Unë edhe fëmijëve të mi u kam vendosur emra shqiptarë. Vajza e madhe quhet Donika, e dyta Nora dhe djali Petrit. Kjo do të thotë ta vlerësosh dhe duash gjuhën dhe kulturën kombëtare.

Shkollat Shqipe në Zvicër a janë  krijuar si shkak i këtij misioni?

Ne Zvicër janë hapur klasat shqipe qysh në vitet ’90. Në këto tri dekada kanë funksionuar. Në përgjithësi pikat kanë qenë për prindërit që duan të mësojnë fëmijët me gjuhën amtare. Në 2019 ne pamë që kishte një ulje të ndjeshme të nxënësve që duan të mësojnë gjuhën shqipe. Ndaj ambasadat bashkëpunuan për të nxitur pjesëmarrjen e këtyre të fundit. Në Zvicër ka disa rregulla sepse shteti këtu të ofron të gjithë infrastrukturën, ndërsa mësuesit paguhen nga ana e prindërve. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në fushën e arsimit për të futur edhe nivelin e teknologjisë në mes dhe besoj që jemi në rrugën e duhur.

Sa nxënës dhe sa shkolla shqiptare ka në Zvicër?

Ka mbi 100 pika shkollore dhe me qindra nxënës. Kemi angazhuar nga 35 mësues nga të gjitha trojet shqiptare dhe mundohemi që gjuhën Amtare ta ofrojmë për ta sa më afër që kanë mundësi. Në bëjmë vetëm gjuhën dhe kulturën amtare. Pas një përpjekje që kemi bërë, ne si grup mësuesish kemi krijuar një tekst për nivelin e parë dhe sapo ka dalë nga shtypi dhe jemi në pritje edhe për nivelet e tjera.

Cili është mesazhi juaj si koordinator i shkollave shqipe në Zvicër?

U bëj thirrje prindërve që të nxisin fëmijët të respektojnë dhe mësojnë gjuhën e kulturën shqipe. Sigurisht që prindërit që jetojnë larg e kanë detyrim sepse pasuria e të gjithëve fëmijëve është gjuha amtare dhe apeloj që t’ua lënë amanet fëmijëve.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0