Valuta e huaj e tepërt në Shqipëri rrezik për stabilitetin financiar - Business Magazine Albania

Valuta e huaj e tepërt në Shqipëri rrezik për stabilitetin financiar

Përdorimi i tepërt i valutës së huaj përbën rrezik për ekonominë. Ky shqetësim u evidentua sot në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), duke theksuar nevojën për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare.

“Përdorimi i tepërt i valutës në ekonomi, jo rrallë edhe si mjet pagese, mbetet një nga burimet e rëndësishme të rrezikut financiar dhe ndikon në uljen e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare. Për këtë arsye, të pranishmit diskutuan rreth nevojës dhe mundësive që masat për uljen e përdorimit të valutave dhe fuqizimin e përdorimit të monedhës kombëtare, aktualisht të përqendruara në sektorin bankar, të shtrihen në mënyrë të kujdesshme edhe në sektorët realë të ekonomisë. Për këtë qëllim, të pranishmit u angazhuan për bashkëpunim ndërinstitucional, i cili mund të mbështetet edhe me ekspertizë nga institucionet financiare ndërkombëtare”, u evidentua në mbledhje.

Sa i përket sistemit të bankave dhe atij financiar, gjendja u konsiderua e shëndetshme dhe se ekonomia është treguar rezistente ndaj pandemisë.  

Në prezantimin e BSH-së me fokus tek vlerësimi i gjendjes financiare të sektorit bankar, u theksua se gjatë 2021 zhvillimet ishin pozitive, duke reflektuar rezistencën e ekonomisë ndaj ndikimit të pandemisë, shkruan Shqiptarja.com

“Tregjet financiare funksionuan normalisht, ku normat e interesit mbetën në nivele të ulëta dhe treguan luhatshmëri të ulët në lëvizje. Veprimtaria e sektorit bankar u zgjerua në mënyrë të ndjeshme, në kushtet e rritjes së fortë të depozitave të publikut dhe drejtimit të tyre në investime ndërbankare, tituj dhe kredi. Kreditë me probleme zbritën në rreth 41 miliardë lekë, duke bërë që raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredisë të bjerë në nivelin 6.2% në muajin nëntor. Në rënien e këtij treguesi ka ndikuar edhe rritja e mirë e nivelit të kreditimit. Treguesit e rreziqeve të tregut nuk shfaqën ndryshime te rëndësishme gjatë vitit. Aftësia e sektorit bankar për të përballuar rreziqet vlerësohet e fortë në kushtet kur gjendja e likuiditetit është mjaft e mirë dhe kur veprimtaria bankare paraqitet fitimprurëse dhe e mirëkapitalizuar. Vijimi i përmirësimit të cilësisë së kredisë, edhe disa muaj pas ndërprerjes së masave rregullative mbështetëse të BSH-së, është inkurajues. Megjithatë, gjate vitit 2022 BSH do t’i kushtoje vëmendje të posaçme analizës së kredive me probleme, nëpërmjet veprimeve të dedikuara mbikëqyrëse në sektorin bankar”, u theksua në mbledhje.

Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahiaj, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0