Vaksina mund të jetë gati deri në fund të vitit, por imunizimi global mund të zgjasë deri në një dekadë - Business Magazine Albania

Vaksina mund të jetë gati deri në fund të vitit, por imunizimi global mund të zgjasë deri në një dekadë

Firma gjermane BioNTech është e bindur se do të kërkoj miratimin rregullator deri në fund të vitit për një vaksinë efikase për luftimin e koronavirusit, kështu tha CEO i kompanisë për TheWall Street të premten.

Mirëpo, doktor Ugur Sahin tha se për shkak të përhapjes së madhe të virusit, mund të duhet rreth një dekadë që popullata e botës ta arrijë imunitetin e duhur, edhe nëse vaksina bëhet e disponueshme në fund vitit.

Sahin shtoi se kompania mund të prodhojë disa qindra miliona doza para aprovimit dhe më shumë se 1 miliard doza deri në fund të vitit 2021. Javën e kaluar BioNTech njoftoi se vaksina Covid-19 deri tani ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Kompanitë i publikuan gjetjet e tyre më 1 korrik në një letër preliminare, ku treguan se pjesëmarrësit e studimit në fazën e parë të vaksinës, iu përgjigjën imunizimit mirë. Ndërkaq, faza e dytë e studimit është duke vazhduar.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0