Vajzat malësore që veshin gjokset e femrave Europiane

Vajzat malësore që veshin gjokset e femrave europiane


E pyesni ndonjëherë veten… ‘Nga vijnë të brendshmet që kam veshur?’

Ndoshta dhe mund ta dini se shumica e veshjeve tuaja prodhohet në një hapësirë industriale me 40 punonjës në veri të Shqipërisë.

Shkodra është një vend me të shkuar të shquar letrare. Por pavarësisht trashëgimisë së madhe kulturore dhe intelektualizmit që e karakterizon, sot Shkodra njihet edhe për prodhimin e veshmbathjeve.

Mirela, pronarja e fabrikës flet rrjedhshëm italisht, një tradhëgimi e mbetur nga marrëdhënia e ngushtë mes Shqipërisë dhe fqinjit përtej Adriatikut.

Kur vendi u pushtua nga Musolini, italishtja u bë një gjuhë zyrtare. Më vonë, gjatë periudhës së komunizmit radiot në Shqipëri lidheshin në mënyrë sekrete me kanale italiane për të dëgjuar lajme nga e gjithë bota, kështu njerëzit mësonin dhe italishten.

Sot kjo marrëdhënie ruhet, edhe pse në një formë tjetër. Mirela thotë se firma italiane për të cilën ajo punon, ka nënkontraktuar gjashtë të ashtuquajtura fasoneri, ose fabrika si ajo e saj. Ata nuk janë firma e vetme me kontratë. Prodhimi vjetor në të gjithë Shkodrën është 16 milionë rroba – mjaftueshëm për të veshur gjoksin e shumicës së grave italiane.

“90% e punëtoreve janë femra,” thotë ajo, dhe shton duke qeshur: “Burrat nuk do ta pranonin të bëjnë një punë të tillë.”

Sidoqoftë, duke parë të brendshmet luksoze që po bëhen rreth meje, më kujtohet se vitin e kaluar Oxfam e renditi Shqipërinë të 149 nga 152 vende për pabarazi sociale. Më shumë se gjysma e bizneseve fasoneri në Shqipëri zotërohen nga femra.

Mirela është një 43 vjeçare e diplomuar master shkencor në ekonomiks dhe është pjesë e kësaj industrie për 22 vite. Ajo është shumë e ashpër me njerëzit që nuk duan të punojnë.

“Ne e dimë se është më mirë të çosh diçka në shtëpi, sado e vogël sesa asgjë,” thotë Mirela e vendosur.

Pagat janë të ulëta, pranon Gjergji Gjika, kreu i Dhomës së Tregtisë. Ai thotë se ka rreth 76,000 njerëz të punësuar në fasoneritë në të gjithë Shqipërinë dhe se shpesh gratë sapo kanë ardhur në qytet nga jeta e ashpër e fshatrave malorë.

Mirela thotë se është e vështirë të gjesh një forcë pune të përhershme, ndërkohë që akoma dhe më shumë familje emigrojnë.

Këto femra po japin një kontribut të madh në ekonomi falë punës së tyre, tekstilet janë eksportet më të mëdha të vendit, pas mineraleve dhe fasoneritë shqiptare furnizojnë firma të njohura ndërkombëtare si Bata dhe Zara.

Tani kur të ndërroheni, do të mendoni pronaren e rreptë të biznesit dhe të gjitha vajzat malësore që na veshin, duke ndërtuar ëndrrat e tyre, copë pas cope.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0