University Foundation Programme? Pse studentët shqiptarë duhet ta konsiderojnë? - Business Magazine Albania

University Foundation Programme? Pse studentët shqiptarë duhet ta konsiderojnë?


Shkruar nga Valbona Mezani,  Crown Albania

Tradicionalisht e kemi parë Foundation Programme si ura mes shkollës së mesme dhe studimeve universitare. Në fakt mund të jetë kjo ose edhe viti lidhës mes një Bachelori dhe Masteri. Studimet janë plotësuese dhe synojnë të mbushin çdo hendek akademik të mundshëm.

A duhet studentët shqiptarë të bëjnë një vit të tillë?

Kjo mënyrë studimi është e përshtatshme për disa kandidatë, të cilët janë të vonuar në planifikimin e studimeve Universitare. Gjithashtu, fakt është që përbën një zgjidhje komode dhe relativisht të sigurt në kontekstin edukativ në rastin e ndryshimit të vendit ku studiohet.

Vetem rrjeti ONCampus, pjesë e Cambridge Education Group ofron mundësi studimi në USA, UK, Suedi apo Hollandë. Në Mbretërinë e Bashkuar, Universitete prestigjoze në Londër dhe jashtë saj bëhen të prekshme; disa prej tyre do të ishin sfiduese në mos të pamundura për të siguruar pranimin.

A vlen një Foundation degree?

Përgjigjja është po!

Për t’a sqaruar më mirë duhet t’a shtrojmë pyetjen ndryshe: për cilin nivel studimi dhe sa vlen?

Foundation në UK zgjat tipikisht 3 semestra, mund të bëhet në një kolegj apo Universitet, nis në Shtator dhe përfshin 3 lëndë bazë plus Anglisht (ESL) në rastin që përgjithësisht IELTS është nën nivelin Academic 6.5.

Në çdo rast University Foundation bëhet një vit përpara Bachelor dhe synon të përshtasë njohuritë dhe pritshmëritë e studentëve dhe të shkollës përkatësisht.

Ajo çfarë mund të përbëjë të renë ose informacion disi të rezervuar është:

–              University Foundation mund të jetë shumë mirë një zëvendesues i vitit të 3-të gjimnaz në Shqipëri. Pra, mund të niset që pa mbaruar shkollën e mesme.

–              Foundation Degree mund të nisë në Shtator, Nëntor ose Janar. Opsioni i 2 semestrave është tërësisht i mundur, por kjo kërkon impenjim më të lartë nga ana e studentit.

–              Një Foundation Degree është pothuajse i papranuar në fusha specifike studimi si p.sh. Mjekësia. Gjithësesi ONCampus UK North (Central Lancashire) ka investuar në një infrastrukturë në përputhje me kërkesat e këtij Universiteti duke siguruar dhe intervista me stafin e pranimeve.

–              Për studentët shumë të përgatitur Foundation Degree mund të shkëmbehet me International Year One, një vit që është në funksion të studentëve internacionalë, të cilët pas kompletimit me sukses të këtij viti mund të progresojnë në vitin e 2-të Bachelor.

–              Master’s Foundation gjithashtu është opsioni i studentëve, të cilët kanë mbaruar një Bachelor në vendin e tyre. Ky program është i përshtatshëm për studentët me arritje akademik nën nivelin e kërkuar nga institucioni universitar i përzgjedhur, ata studentë që kanë disa vite shkëputje nga akademia apo/dhe me vështirësi në gjuhën angleze. Përfundimi me sukses i Master Foundation (mes 60% dhe 70% arritje pozitive) mundëson që aplikanti të ketë sukses në aplikimet Master, dhe në disa raste ky progres është i garantuar, pra pa kushte.

Pse të përzgjidhet brenda një grupi edukativ në vend të një Universiteti të vetëm:

Grupe edukative si ONCampus dhe Navitas japin një vlerë të shtuar në lidhje me mundësitë e përzgjedhjes. Normalisht vëmendja dhe fokusi në përcaktimin e institucionit edukativ është tek ranking/renditja.

Mirëpo, ranking është një matricë ku duhet merret parasysh:

  • shteti,
  • fusha e studimit,
  • vitet në treg,
  • numri i studenteve,
  • fokusi në kërkim dhe
  • aspekte të tjera.

Si i tillë informacioni nuk është i thjeshtë të katalizohet.

Në rastin e grupeve edukative, opsionet e vendndhjes në lidhje me specializimin në fusha specifike dhe me kostot e përshtatshme janë më të thjeshta për t’u kombinuar. Për më shumë, disa Universitete janë shumë të aksesueshëm nëpërmjet partneriteteve të tyre disa vjeçare të përfaqësuara nga grupe akademike me shtrirje globale.

Crown Albania ka një rekord aplikimesh të suksesshme ndërkohë që ruan statusin e agjentit dhe partnerit për shumë grupe akademike dhe institucione edukative.

Përfaqësojmë më shumë se 350 institucione akademike të çdo niveli në UK, Europë, Kanada dhe Australi.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0