Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, ka nënshkruar urdhrin për nisjen e vitit të ri akademik 2020-2021, i cili do të nisë më 2 nëntor.
Aktualisht është duke vijuar faza e dytë e përzgjedhjes së degëve nga ana e maturantëve.
Ky vit do të nisë me vonesë për shkak të pandemisë, e cila bëri që edhe viti i kaluar të mbyllej në kushte aspak normale, ku shumica e studentëve ndoqën online leksionet pas muajit mars.
Lexoni: FMN rishikon në ulje vlerësimin për rritjen ekonomike në Shqipëri
Për shkak të pandemisë mbetet një sfidë e vërtetë zhvillimi i leksioneve në universitete. Megjithatë Ministria e Arsimit ka përcaktuar protokollet e sigurisë ndërkohë që thotë se ka edhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.