United Airlines do të përdorë taksi fluturuese në aeroport - Business Magazine Albania

United Airlines do të përdorë taksi fluturuese në aeroport

Kompania amerikane United Airlines ka planifikuar që të blejë 200 taksi elektrike, të cilat nuk do të jenë si normalet por do të fluturojnë. Kompania ka deklaruar se ky plan pritet të arrihet brenda 5 viteve të ardhshëm. Linja ajrore amerikane është një nga kompanitë e para që angazhohet për blerjen e taksive fluturuese. Deri tani mësohet se United Airlines do të bashkëpunojë me kompaninë Archer dhe marrëveshja mes tyre arrin në 11 miliardë Dollarë.

Tashmë kompania Archer po punon për të përmirësuar mjetin fluturues dhe të marrë një miratim nga autoritetet dhe United Airlines, që të mos ketë probleme gjatë udhëtimit në ardhmen. Po ashtu mësohet se United Airlines do të bashkohet me kompaninë rajonale amerikane Mesa Airlines për të blerë taksitë elektrike.

United dhe Mesa kanë njoftuar se ata parashikojnë përdorimin e taksive fluturuese për të transportuar pasagjerë në aeroportet për të kursyer sa më shumë kohë. Archer me bazë në Kaliforni thotë se taksitë do të jenë në gjendje të fluturojnë në një distancë nga 60 milje në 150 milje në orë dhe mund të përgjysmojnë emetimet e dioksidit të karbonit.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0