Unioni Global i Bizneseve Shqiptare ne Diaspore i gatshm per investime ne Kosove, dhe Shqiperi - Business Magazine Albania

Unioni Global i Bizneseve Shqiptare ne Diaspore i gatshm per investime ne Kosove, dhe Shqiperi


Biznesmenet dhe afaristet shqiptare kane kerkuar nga institucionet e Kosoves, qe te perkushtohen edhe me shume per t’i krijuar hapesire dhe ambient per investime ne vendin e tyre, diaspores per te treguar edhe nje here veten e tyre ashtu si per lirine dhe pavaresine e Kosoves.

Unioni Global i bizneseve shqiptare ne Diaspore, prej dites se merkure, ka nisur nje forum ekonomik kater ditor – me takimet vjetore, te cilat filluan ne Prishtine – ne “Seis Diamond Hotel”, dhe mbyllen sot e shtune ne Tirane, ne shenimin e pervjetorit te pare te formimit te ketij unioni.

Ne keto takime qe llogariten te jene me te medhate, qe prej themelimit, moren pjese 17 kryetaret e rrjeteve te unioneve shqiptare ne bote dhe biznesmene shqiptare te dalluar me veprimtarine e tyre ne diaspore.

Gjate dites se djeshme kryetaret e rrjeteve te unionit shqiptar formuan platformen e Unionit Global, duke e votuar ate se bashku me statutin e saj, si dhe i percaktuan rregullat e funksionimit te unionit. Nga ky takim u vendos qe edhe per nje vit kryetar i Unionit Global te Biznesmeneve te Diaspores Shqiptare, te mbetet biznesmeni i njohur shqiptare ne Dallas- SHBA, zoti Nazar Mehmeti, dhe nenkryetar zoti Elmi Berisha nga Nju Jorku, si dhe Ismet Sjmali sekretar i pergjithshem.

Ndersa, me kete rast Nju Jorku, u zgjodh vendi mikprites ku do te mbahet vitin e ardhshem takimi i dyte i Unionit Global te Biznesmeneve te Diaspores shqiptare.

Gjate, ketyre kater diteve biznesmenet e dalluar shqiptare ne bote, diskutuan ne frymen e mirekuptimit mbi modalitetet e te berit biznes ne Kosove dhe Shqiperi, si dhe treguan pervojat e tyre te suksesit ne biznes ne vendet ku ata jetojne dhe veprojne.

Forumin katerditor ekonomik, per çdo dite me profesionalizem dhe perkushtim te madh e ka udhehequr zoti Naim Deduashaj, i cili ne poziten e Drejtorit te Investimeve te Diaspores, eshte edhe ideator dhe krijuesi i organizimit te ketij Rrjeti te Bizneseve Shqiptare ne Diaspore.

Ky forum, u shpreh ne fillim te fjales se tij, zoti Dedushaj, eshte nje shembull konkret se si te ndihmohet zhvillimi i vendeve tona respektivisht Kosova dhe Shqiperia nga Diaspora shqiptare, neper bote, e cila ka dhene nje kontribut jashtezakonisht te madh ne sherbim te kombit shqiptar.

“Ne sot, tha ai ndihemi krenar qe ne mesin tone kemi, dhe se bashku me ne ndodhen edhe disa afariste dhe veprimtare te dalluar te diaspores, tone, nga Europa, Australia dhe SHBA-te, te cilet kurre nuk u ndalen duke punuar per çeshtjen Shqiptare, e ne veçanti per Kosoven – duke qene edhe pjese e fuqishme e luftes per liri dhe e realizimit te pavaresise se Kosoves”.

I gjithe forumi, eshte moderuar gjate ketyre diteve nga sekretari i pergjithshem i ketij unioni, z. Ismet Smajli, biznesmen shqiptar nga Amerika, dhe koordinatori per Europe, zoti Yll Blakaj nen kryetar per Europen, pjesetar i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Austri, e cili eshte edhe meritori mbasi ka mundesuar takimin vjetor, qe u mbajt keto dite ne Prishtine dhe Tirane.

Ne forumin ekonomik te mbajtur sot, me temen “Permiresimi i Ambientit per investimet nga investitoret e diaspores ne Kosove”, ky union ka kerkuar para Kryeministrit te Kosoves zotit Isa Mustafa dhe anetareve te kabinetit te tij pjesemarres ne kete forum, ndihmen e institucioneve per te investuar ne Kosove.

Edhe kreret e institucioneve te Kosoves, fuqishem u premtuan atyre ambient te sigurt per investime, dhe te gjitha lehtesirat e te berit biznes.

Madje, kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa, u zotua se Qeveria, qe ai udheheq do t’i krijoj kushtet per te gjithe investitoret e diaspores kosovare te vijne dhe te investojne ne vendin e tyre.

“Ardhja juaj ketu dhe investimet tuaja ne Kosove nuk jane te njejta si investimet e tjera, sepse ketu kthehen njerezit tane, kthehen ata qe e njohin mentalitetin, qe e njohin kulturen, qe deshirojne t’i ndihmojne vendit te tyre dhe te cilet se bashku me kapitalin sjellin edhe dijen dhe pervojat qe i nevojiten Kosoves. Po ashtu vleresojme remitencat qe keni sjelle ne Kosove, pasi permes jush ne kemi mbuluar shume nga nevojat tona”, tha Mustafa.

Kreu i Qeverise se Kosoves, shtoi se ata kane aprovuar nje program qeveritar ne te cilin jane munduar qe te krijojne nje ambient te pershtatshem per biznesin nga diaspora.

Ndersa, presidenti i Rrjetit te Biznesit te Diaspores Shqiptare, Nazar Mehmeti tha se ky eshte takimi i dyte i ketij rrjeti mes shqiptareve ne diaspore, por eshte nje fillim i i mbare dhe i madh, mbasi si u shpreh ai “Dita e bukur duket qysh ne mengjes”.

Edhe biznesmeni Lazim Destani, kerkoi qe ta shfrytezojne kete sinergji ekonomike per zhvillimin e pergjithshem te trojeve shqiptare.

Lazim Destani duke shprehur edhe nje here kenaqesine per keto takime, si kryetar nderi i ketij Unioni, tha se ndihet krenar dhe i nderuar per te qene pjese e ketij forumi, i cili nga aspekti ekonomik me te drejte mund te quhet – struktura me e fuqishme ne trojet tona etnike. “Le ta shfrytezojme kete sinergji te madhe ekonomike te diaspores per zhvillimin e pergjithshem te trojeve tona” beri thirrje ne fillim te fjales se tij biznesmeni i fuqishem shqiptar nga Maqedonia, presidenti i kompanise Ecolog, dhe kryetar nderi i Rrjetit te Biznesmeneve nga Diaspora, duke shtuar se “ne kete format, ne jemi partneri me adrese me relevante per autoritetet dhe institucionet tona per te koordinuar dhe hapur rruget per investime dhe biznese ne keto troje”.

Me tej ne fjalen e tij zoti Destani ishte edhe pak kritik, ndaj institucioneve shqiptare -lidereve shqiptare, te cilet i “thumboi” paksa jo drejtperdrejt. “Mbasi ne ia dalim, tha presidenti i kompanise Ecolog, zoti Destani, te jemi konkurrues madje ne SHBA, Europe, Kanada, e gjithe andej, ku konkurrenca eshte shume me e madhe se ne Ballkan, kurse kendej akoma hasim ne veshtiresi dhe barriera te natyrave te ndryshme”.

Me tej Destani ceku faktin se afaristet dhe biznesmenet shqiptare ne diaspore, nuk kerkojne asgje me teper, se gjithe andej neper bote, thjesht qe te investojne ne keto troje, ku akoma simbas tij importojme shumeçka – kur ne dime dhe kemi resurse t’i prodhojme dhe bejme vete, me lire dhe me mire.

“Nese neper bote ia kemi dale, pyeti ai me pas, pse atehere ne viset tona nuk mund t’ia dalim? Te bashkuar ne biznese dhe investime, le te ndertojme te ardhmen tone te perbashket, le te investojme per pasardhesit tane. Kete te gjithe ne duhet ta beejme dhe ju ua kemi borxh atyre dhe vatanit”, perfundoi fjalen pershendetese, Presidenti i nderit i Unionit Global te bizneseve Shqiptare ne Diaspore.

Nenkryetari i Pergjithshem i ketij Unioni, zoti Elmi Berisha, biznesmen i suksesshem dhe veprimtar i dalluar i komunitetit shqiptar ne SHBA, solli nje pershendetje te zjarrte te te gjithe afaristeve dhe biznesmeneve te shqiptareve te Amerikes, kryesisht ne zonen e ashtuquajtur te “Tre-Shtetshit”.

Gjate gjithe kesaj kohe, u shpreh zoti Berisha qe Kosova ka qene e lire, dhe, besoje, se nuk ka qene ndonjehere me e pershtatshme se sa tani per te investuar nga ne te gjithe, dhe te japim edhe kontributin tone ne zhvillimin e perparimin e saj. Ngaqe mendoj se erdhi, edhe koha qe te bien brengat, dhe te bien disa barriera, duke dal ne pah deshira dhe mundesite e mergates shqiptare, nen udheheqjen e qeverise tuaj- zoti Kryeminister Mustafa.

“Mbasi, tha ai ashtu si e permendet edhe ju zoti Kryeminister, diaspora shqiptare gjate gjithe historise se saj ka luajtur nje rol historik duke filluar qysh nga koha e formimit te shtetit shqiptare, me Vatranet, dhe me tutje, deri ne ditet e sotme, ku edhe lufta heroike e armatosur, u suportua dhe u ndihmua shume nga diaspora shqiptare. Shqiptaret ne diaspore, krijuan mundesi te reja kur erdhi fjala deri tek lufta per liri dhe pavaresine e Kosoves dhe te drejtat e shqiptareve te neperkembura ne Maqedoni, Mal te Zi, Luginen e Presheves dhe Çameri, ku edhe ju e lideri historik Rugova, ishit pjese e sistemit paralel atehere”.

Me tej zoti Berisha tha: “Megjithese, ne Kosove gjate çlirimit te saj dhe pavaresise situata e saj ka pasur levizje te ndryshme, te cilat mund te pohohet se mbas viti 2001 sikur rane pak, kryesisht ishte ajo diaspora shqiptare dhe ajo ne SHBA dhe Europe, e cila e riktheu besimin, duke e rigjalleruar jeten e perditshme ne Kosove e ne te gjitha trojet shqiptare, ku nje merite te veçante sot i jepet edhe afaristeve dhe biznesmeneve shqiptare, veprimtareve te dalluar te saj – ne vendin mik i madh i shqiptareve, pra ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Se fundi , duke ju drejtuar edhe Kryeministrit dhe anetareve te kabinetit qeveritar nenkryetari i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Bote, zoti Elmi Berisha tha: “Me lejoni qe duke shprehur besimin se kjo qeveri dhe ky kabinet qeveritar, ky lider, do te na ofroje me te miren, te gjitheve ne, per te ardhur dhe investuar ne Kosove dhe te ndihmojme edhe ne ne ne zhvillimin e saj – jam me se i bindur; se edhe nje here, duke besuar edhe ne mundesite tona, ne dedikim tone moral, njerezor dhe kombetar, ekonomik dhe politik, diaspora shqiptare, veprimtaret e saj, afaristet dhe biznesmenet, do te bejne me te miren per Kosoven, por, zoti kryeminister Mustafa, dhe ju qeveritar vetem na jepni nje shanse dhe na “hapni rruget”, se me pastaj jemi ne vet, qe do ta tregojme veten siç e kemi treguar vetveten per ate se çfare mund dhe do te bejme per Kosoven dhe zhvillimin e saj”.

Mbeshtetje bizneseve kosovare ne bote u dha edhe nga ministri i Diaspores Valon Murati, i cili shoqeroi delegatet e unionit edhe ne takimet e tyre ne Istog, i cili u tha atyre se do te bejne perpjekje qe te ndryshojne ambientin per investime.

Gjate prezantimit te tij para te pranishmeve ministri i Diaspores Valon Murati potencoi se rrjetezimi i diaspores e posaçerisht rrjetezimi i bizneseve shqiptare te diaspores eshte nje prej projekteve me te rendesishme te realizuara nga ministria qe ai udheheq.

Ai gjithashtu foli edhe per mekanizmat qe eshte duke i krijuar Qeveria e Kosoves per te kanalizuar remitancat e derguara nga Diaspora ne investime direkte dhe zhvillim ekonomik te vendit, duke tentuar qe keto remitanca nga konsumi te drejtohen drejt investimeve. Ministri Murati gjithashtu theksoi se Unioni Global i Bizneseve Shqiptare te Diaspores eshte nje nga partneret me te rendesishem te Qeverise se vendit.

Ne anen tjeter ministri i Zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci foli per rendesine e ketij takimi si nje rast i mire per te degjuar njeri tjetrin dhe per te pare idete dhe propozimet nga bizneset tona ne diaspore. Ai theksoi prioritetin e Qeverise per te bashkepunuar me sektorin privat dhe permendi reformat strukturale qe eshte duke i ndermarre Qeveria e Kosoves ne favor te sektorit privat.

Ligji per investime strategjike dhe Fondi inovativ jane dy prej mundesive ndermarrese kryesore te Qeverise se Kosoves per te krijuar nje klime me te mire te investimeve ne Kosove, theksoi ministri Stavileci.

Ndersa, kryetari i Unionit te Bizneseve Shqiptare per Gjermanine, Ejup Berisha, qe eshte dega me e suksesshme e bizneseve shqiptare, kerkoi nga kryeministri qe t’iu ndihmoj atyre qe te investojne ne Kosove.

Ne takim moren pjese dhe diskutuan ministrja Hykmete Bajrami, ministre e MTI-se, kryetari i Pejes Gazmend Muhaxheri, Besian Mustafa drejtor KIESA, Osman Shahini sekretar i pergjithshem ne MeD, Hakif Gashi kryetar, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odes Ekonomike Amerikane ne Kosove, Samir Krasniqi i Odes Ekonomike Gjermane, perfaqesuesi i UNDP – IOM sekretari i pare i ambasades se Finlandes, dhe afariste e biznesmen kosovar.

Nderkaq gjate dites se djeshme forumi ka vazhduar takimet e planifikuara me biznesmene te komunes se Istogut dhe kryetarin e Komunes se Istogut, Haki Rugova. Takimi me biznesmenet qe kane investuar ne Kosove behet per tu njoftuar nga afer me punen e tyre. Forumi ka ne agjenden e tij edhe takime te tjera me kreret me te larte te shtetit, ndersa perfundon gjate dites se shtune me takimet ne Tirane.

Takimi gjithekombetar i Unionit te Bizneseve shqiptare, union ky i formuar nje vit me pare me iniciativen e Ministrise se Diaspores dhe i perkrahur nga UNDP-ja kishte si nikoqir te ketij takimi vjetor Rrjetin e bizneseve shqiptare ne Austri, i cili funksionon qe prej nje viti ne Vjene.

Unioni i Biznesit i ka rrjetet e veta ne 17 shtete te ndryshme te botes. Kater rrjete jane ne Amerike, nje ne Kanada dhe te tjerat ne te gjitha shtetet ku ka shumice shqiptare ne Evrope. Gjate themelimit te ketij Unioni jane zgjedhur edhe kryetaret e tyre. Kryetar global i Unionit eshte zoteri Nazar Mehmeti, nenkryetar Elmi Berisha, sekretar Ismet Smajli, ndersa kryetar per Evrope Yll Blakaj.

Kryetar nderi eshte biznesmeni i suksesshem nga Tetova – Lazim Destani.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0