UNESCO drejt nismës për mbrojtjen e shkrimit të dorës! - Business Magazine Albania

UNESCO drejt nismës për mbrojtjen e shkrimit të dorës!

UNESCO ka prezantuar një projekt për mbrojtjen e shkrimit të dorës, i cili po vihet gjithnjë e më shumë në rrezik nga përhapja e shkrimit digjital.

Përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve me prekje ka zëvendësuar në masë të madhe shkrimin tradicional me dorë, i konsideruar historikisht jo vetëm një aftësi e fituar, por edhe një tipar themelor antropologjik i zhvillimit njerëzor. Edhe përpara se shkrimi digjital të merrte epërsi, mësimdhënia e të ashtuquajturit “bukurshkrim” kishte humbur gradualisht rëndësinë e saj në sistemet arsimore.

Por, përtej varfërimit kulturor, studime të shumta shkencore dhe pedagogjike tregojnë se mospraktikimi i shkrimit të dorës te fëmijët dëmton zhvillimin e aftësive njohëse. Ndryshe nga shkrimi digjital, shkrimi i dorës nxit zhvillimin e aftësive të imëta psikomotore (fine motor skills) dhe të procesit të kombinuar lexim–shkrim. Sipas këtyre studimeve, përdorimi i kufizuar i shkrimit me dorë lidhet edhe me vështirësi specifike të të nxënit, si disgrafia, disleksia dhe diskalkulia.

Lexo edhe: CES 2026 – Lajmet më të rëndësishme teknologjike që mund t’i keni humbur!

Ekspertët paralajmërojnë se varësia e hershme nga mjetet digjitale mund të dobësojë përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë për të strukturuar mendimin. Projekti i UNESCO-s përfshin dimensione kulturore, arsimore dhe ekonomike dhe synon disa objektiva: rikthimin e shkrimit me dorë në qendër të proceseve edukative; parandalimin e braktisjes së tij përmes praktikës së rregullt, veçanërisht në fazat kritike të zhvillimit të fëmijëve; si edhe nxitjen e përdorimit të tij gjatë gjithë jetës.

Një komponent i rëndësishëm i nismës është edhe vlerësimi i trashëgimisë dokumentare të shkruar me dorë, e cila përfaqëson një pasuri të paçmueshme historike, kulturore dhe artistike. Për UNESCO-n, shkrimi i dorës nuk është thjesht një aftësi e rëndësishme, por një element kyç i identitetit njerëzor, i të nxënit dhe i transmetimit të dijes ndër breza.

Në një epokë të dominuar nga teknologjia, organizata synon të riafirmojë se mbrojtja e shkrimit me dorë është thelbësore jo vetëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe për cilësinë e arsimit dhe zhvillimin kognitiv të brezave të ardhshëm.

ilsole

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0