Ulja e emetimit të karbonit. Papa Françesku fton shtetet të punojnë për këtë - Business Magazine Albania

Ulja e emetimit të karbonit. Papa Françesku fton shtetet të punojnë për këtë

Papa Françesku

Papa Françesku ftuar të gjitha shtetet të punojnë për emetimin zero të karbonit. Gjatë fjalës së tij në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën, ai tha se, Qyteti i Vatikanit – shteti më i vogël në botë – do të arriijë objektivin deri në 2050.

Papa ka përkrahur kauzat mjedisore që nga zgjedhja e tij në 2013. Ndaj, thekson se qyteti-shteti prej 44 hektarë Brenda Romës, do të bënte çmos për të luftuar ndryshimin e klimës.

Në vodeo-mesazhin e tij, papa tha se: “Pandemia aktuale dhe ndryshimi i klimës, të cilat nuk janë vetëm të rëndësishme për mjedisin, por edhe etikisht, shoqërisht, ekonomikisht dhe politikisht, ndikojnë në jetën e më të varfërve”.

“Krahas miratimit të disa masave që nuk mund të shtyhen më gjatë, duhet një strategji për të ulur në zero emetimet e karbonit”, tha Papa Françesku.

Lexo: Tani është koha për të ndërtuar të nesërmen. Kontribuo edhe ti!

Vatikani angazhohet të ulur emetimet neto në zero deri në vitin 2050, si dhe të intensifikojë përpjekjet e menaxhimit të mjedisit për të çuar më tej përdorimin racional të burimeve natyrore, si uji dhe mbjellja e më shumë pemëve.

Një deklaratë e Vatikanit tha se qyteti-shtet po ecte përpara me planet për të zëvendësuar të gjitha makinat e tij me motor me djegie në automjete elektrike ose hibride.

Vatikani nisi të instalojë panelët solarë në vitin 2008 dhe vitin e kaluar ka ndaluar çantat pastike një përdorimëshe. Tani thuhet se po riciklon 65% të mbetjeve dhe synon të arrinë në 75% në 2023.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0