Ulet rritja ekonomike globale me 0.5 %, sipas Bankës Botërore (BB) - Business Magazine Albania

Ulet rritja ekonomike globale me 0.5 %, sipas Bankës Botërore (BB)


Në raportin e fundit të publikuar të martën nga Banka Botërore (BB) mbi Perpektivën e Ekonomisë Globale thuhet se qysh nga janari i këtij viti, ekonomia globale ka shënuar rënie të vazhdueshme.

Banka Botërore ul parashikin e rritjes së ekonomisë globale në vitin 2016 në 2.4 %, nga 2.9 % që ishte në fillim të vitit.

Kryeekonomisti i Bankës Botërore Kaushik Basu tha se pavarësisht përfundimit të krizës 7 vjeçare monetare, ekonomia globale vuan nga rritja e ngadaltë dhe po shtohen dukshëm rreziqet për rënie.

Në raport thuhet se ulja e parashikimit të rritjes së ekonomisë globale pasqyron kryesisht rritjen më të ulët se parashikimi të ekonomive të zhvilluara, rënien e vazhdueshme të çmimit të mallrave të paambalazhuara dhe ngadalësimin e dukshëm të tregtisë globale e të likuiditetit të kapitaleve.

Ndërkohë, Banka Botërore ruan parashikimin për rritjen e ekonomisë kineze sivjet dhe për vitin e ardhshëm, në përkatësisht 6.7 % dhe 6.5 %.

Çdo vit Banka Botërore publikon dy raporte mbi Parashikimin e Ekonomisë Globale, përkatësisht në janar dhe në qershor.

/ekonomia-ks.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0