Ulen çmimet e karburanteve. Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja - Business Magazine Albania

Ulen çmimet e karburanteve. Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

karburanteve

Bordi i Transparencës vendosi të miratojë sot çmimet tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës. Pas disa ditësh rritje, çmimi i naftës ka pësuar ulje.

Çmimet tavan të tregtimit me shumicë të produkteve, janë:

  • 231 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
  • 223 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
  • 69 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

Çmimet tavan të tregtimit me pakicë të produkteve, janë:

  • 243 Lekë/litri për gazoilin të standardit SSHEN 5902018;
  • 235 Lekë/litri për benzinën të standardit SSHEN 2282018;
  • 81 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

Efektet e këtij vendimi fillojnë sot deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës.

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0