Ukraina ndërpret tranzitin e gazit rus në Europë. 1/3 e sasisë që përdor kontinenti - Business Magazine Albania

Ukraina ndërpret tranzitin e gazit rus në Europë. 1/3 e sasisë që përdor kontinenti

Ukraina ndalon sot për shkak të luftës tranzitin e gazit rus në drejtim të Europës nga rajoni i Luhanskut në lindje të vendit. Kjo do të bëjë që kontinentit të vjetër t`i hiqen 32,6 milionë metërkub gaz në ditë, apo një e treta e sasisë së përditshme që transportohet nga Ukrainë në Europë.

Autoritetet ukrainase thonë se për shkak të pushtimit rus është bërë e pamundur që të kontrollohen pikat e Soçranivkas dhe stacioni i gazit në Novopskov. Soçranivka është pjesë e gazsjellësit Sojus, që kalon nga rajoni rus Orenburg deri në Ushhorod në Ukrainë. Sipas Kievit,  rusët kohët e fundit kishin dëmtuar punën e këtyre reparteve. Porositë për tranzitin e gazit rus përmes Soçranivkas kanë rënë në zero ndërkohë, bëri të ditur OGTSU.

Lexo edhe: Në Europë, gazi e nafta mund të jenë “me racion”. Unioni parashikon të shkëpusë varësinë nga Rusia në 2025

Për kalimin e gazti përmes tubacionit Sojus drejt perëndimit do të pranohen për këtë ditë vetëm vetëm porosi të Gazpromit. Koncerni gjigand ernergjitik rus, që transportonte thuajse cdo ditë pothuajse 100 milionë metërkubikë gaz përmes Ukrainës në drejtim të Europës, pretendon se “nuk ka asnjë lloj konfirmimi për një situatë nën faktorë të jashtëzakonshëm”.

Ukrainasit kishin punuar “të pashqetësuar” në javët e kaluara në Soçranivska. Nuk është e mundur nga ana teknike që furnizimet e bllokuara të kalohen në pikën Sudsha që ndodhet në territor rus në afërsi të Ukrainës, u shpreh zëdhënësi, Sergej Kuprijanov. Pas njoftimit nga Ukraina, Ministria gjermane e Ekonomisë njoftoi se “siguria e furnizimit në Gjermani është aktualisht e garantuar, dhe se Gjermania nuk kërcënohet nga ky reduktim i furnizimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0