UK-Albania Tech Hub 2018 - Një mundësi për startup-et e Ballkanit Perëndimor

UK-Albania Tech Hub 2018 – Një mundësi për startup-et e Ballkanit Perëndimor


UK-Albania Tech Hub synon të lehtësojë partneritetet dypalëshe të teknologjisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar. Sipërmarrës në fushën e teknologjisë dhe me ide inovative biznesi mund të përfitojnë për të çuar nismat e tyre në një stad më lart. Për t’u bërë pjesë e kësaj mundsie, bizneset Mund të aplikojnë deri në datën 21 Tetor 2018.

Çfarë ështëUK-Albania Tech Hub?

E vetme në llojin e saj, Qendra Tech UK-Shqipëri është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë.

Pas projektit të suksesshëm me startupe shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startupet e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexoni: 5 Startup-e shqiptare në qytetin e Engjëjve

“Qendra lehtëson partneritetet dypalëshe të teknologjisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar”, sipas përfaqësuesve. Qendra fokusohet në startupet e teknologjisë që kanë potencial për të kontribuar në rritjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndarë inovacionin, aftësitë dhe mundësitë e biznesit mes vendeve.

Programi bazohet në qendrën e suksesshme britanike të teknologjisë së Izraelit në Izrael dhe programet përfshijnë një qasje prej tre hapash në mbështetje të startupeve të teknologjisë:

a. Ekzistojnë deri në 20 hapësira për startupet me potencial rritje të lartë për të marrë pjesë në serinë e një workshopi në Tiranë, e cila do të përfshijë sesionin e trajnimit dhe mentorimit për të ndihmuar në rritjen e ideve të tyre dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre duke përdorur praktikat dhe ekspertizën lokale dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

b. Pas një procesi konkurrues, një numër i caktuar i satrtupeve që kanë përfunduar me sukses programin e trajnimit do të zgjidhen për të vazhduar trajnimin e tyre në Londër. Këto startupe do të vazhdojnë trajnimin e mëtejshëm, udhëzimin dhe eksplorimin e mundësive të biznesit në sektorin e teknologjisë së Mbretërisë së Bashkuar. Sipërmarrësit do të kenë mundësinë të takohen me përshpejtuesit, hubet, rrjetet e teknologjisë, investitorët dhe klientët e mundshëm.

c. Kjo pasohet nga mbështetje për të zhvilluar më tej bizneset e tyre dhe programin e përshpejtimit për sipërmarrjet e mëdha të mundshme për të rritur më tej biznesin e tyre, përfshirë eventet e rrjeteve të nivelit të lartë, mundësitë për t’u bashkuar me mentorët e Mbretërisë së Bashkuar, mundësitë për projekte të përbashkëta dhe mundësi për të kontribuar në hartimin e politikave.

Kriteret e pjesëmarrjes:
1) A jeni një startup në fushën e teknologjisë?
2) A keni të paktën një produkt dhe po kërkoni klientë?
3) A jeni banor / regjistruar në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor?
4) A kuptoni, flisni, lexoni dhe shkruani në anglisht? (shumica e sesionit të trajnimit do të jetë në anglisht)

Nëse jeni përgjigjur të gjitha pyetjeve me po, klikoni këtu për të shkarkuar formularin e aplikimit: Tech Hub Application Form_2018_19

Dërgojeni atë në: british.embassytirana@fco.gov.uk

https://www.youtube.com/watch?v=BhzWbxFjsfk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0