Uji Lajthiza, një histori suksesi që buron mes maleve

Uji “Lajthiza”, një histori suksesi që buron mes maleve

Lajthiza

Së fundi, uji Lajthiza ka fituar çmimin ndërkombëtar “EUROPEAN QUALITY AWARD, LABORES PARIUNT HONORES, OXFORD , UNITED KINGDOM 2020.”, i akorduar nga Oksfordi në Mbretërinë e Bashkuar. Ky titull i shtohet listës së gjatë të çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, që ka fituar “Lajthiza”, për shkak të cilësisë që ofron në treg. Ndër çmimet që mund të përmendim janë: Çmimi Ndërkombëtar i Cilësisë për Ushqim dhe Pije në Madrid, Torfeu i Përsosmërisë në Biznes nga Solvent Rating, Certifikatë për Ujë Premium nga institute SGS në Gjermani, etj.

Për të njohur më nga afër historikun e themelimit të kompanisë Lajthiza, ecurinë dhe synimet afatgjata, ne zhvilluam një intervistë me zv/administratorin, njëkohësisht edhe drejtor i departamentit të marketingut, z. Dorjan Dogjani.

Dorjani është pjesë e Lajthizës prej tetë vitesh, por ai na tregon se ideja e themelimit të saj ka lindur në vitin 1996. Pasi themeluesi dhe presidenti i kompanisë, zoti Hajri Elezaj, duke qenë shumë i dhënë pas zgjidhjeve të vështira dhe risive shkencore, ai kaloi shumicën e jetës së tij duke bërë kërkime, studime, takime dhe analiza të pafundme të burimeve të ujrave shqiptarë. Gjatë kohës kur u bënë analizat në Itali rezultoi se uji, që buronte nga burimi i Lajthizës, në fshatin po me të njëjtin emër, ishte më cilësori dhe me parametrat më të përshtatshme për organizmin e njeriut.

Kështu, në kohë trazirash për Shqipërinë, në vitin 1997, zoti Elezaj hodhi themelet e fabrikës së ambalazhimit të ujit, pak metra mbi burim, mes malit të Roshit. Aktiviteti i kompanisë me kapital tërësisht shqiptar, ka filluar në vitin 1999.

Fillimet kanë qenë të vështira, sepse njerëzit ishin skeptikë, por vizioni dhe këmbëngulja e themeluesit, mundësuan që Lajthiza të futej në treg. Zoti Elezaj kishte shpirt sipërmarrësi dhe ishte i bindur se shumë shpejt uji do të ishte një produkt, që do të tregtohej në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Tregu ynë i parë ka qenë kryeqyteti, duke qenë se edhe shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë. Tashmë Lajthiza transportohet në të gjithë Shqipërinë, por shkon edhe përtej kufijve. Shumë prej klientëve tanë janë në Zvicër, Dubai, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi dhe deri në fund të 2020 do të eksportojmë ujë edhe në Londër”, na thotë Dorjani.

Lexoni: Si mbërriti uji “Lajthiza” në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe

Teksa e pyesim se çfarë e bën të veçantë dhe cilësor ujin Lajthiza, Dorjani na shpjegon se uji, që ambalazhohet vjen direkt nga burimi, nuk përdoren pompa për të shtuar ose ulur presionin e ujit, apo metoda përpunuese, trajtuese. Lajthiza buron në 1600 metra lartësi, mes shkëmbinjve magmatikë të zinj, në malin e Roshit.

Lajthiza

“Pavarësisht karakteristikave natyrale, uji filtrohet para procesit të ambalazhimit. Sistemi i filtrimit në fabrikën Lajthiza është më i imti, që ekziston. Kontrolli, Certifikimi dhe filtrat bëhen nga kompania amerikane 3 M.

Në burim ndodhet filtri 3 micron (mekanik), në hyrje të fabrikës është vendosur filtri 1 micron (i mesëm) dhe çdo linjë mbushjeje kalon nëpër filtrin 0,2 micron, i cili është mikrobakterial dhe nuk lejon asnjë lloj mikrobakteri, të depërtojë në ujë.

Procesi i mbushjes dhe ambalazhimit të ujit është tërësisht automatik dhe punonjësit nuk kanë asnjë kontakt fizik me ujin. Uji, që ambalazhohet në fabrikën mbi burim, transportohet drejt Tiranës. Pasi mbërrin në magazinë, brenda 24 orëve bëhet dërgimi për në destinacionet përfundimtare.

Lajthiza

Uji Lajthiza përveçse është i lehtë në shije, ka edhe përfitime shëndetësore. Pas testimeve dhe analizave, rezulton se ai është i dobishëm për sëmundjet në veshka, ndikon ne rregullimin e tensionit te gjakut dhe rekomandohet për përgatitjen e ushqimit të fëmijëve të vegjël.

Lajthiza është çertifikuar nga kompania SGS, e cila është lidere në inspektimin, verifikimin dhe çertifikimin e kompanive nëpër botë.

“Përveç cilësisë, e cila është e padiskutueshme, ajo çka na diferencon është lidhja emocionale me konsumatorin. Fokusi ynë, më shumë sesa tek tregtari, është i përqendruar tek konsumatori. Ne inspirojmë konsumatorin me cilësi dhe granci të produktit. Nëse e provojnë vetëm një herë ujin Lajthiza ‘Gjithë jetën kanë për ta kërkuar’ (kjo është edhe motoja jonë). Njerzit sakrifikojnë cdo gjë për shëndetin e fëmijëve të tyre, prandaj zgjedhja e tyre është Lajthiza”, thotë Dorjani.

Lajthiza ofron në treg 10 lloje paketimesh, për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. Paketimet janë: 0.5 L, 1.5 L, 2 L, 2.5 L dhe 5 L (paketime plastike); 0,25 L, 0,75 L  ndersa pritet qe brenda vitit të sjellin në tregun shqiptar dy paketime  të reja në qelq 0.33 dhe 0.5 litra dhe 19 L, që përdoret kryesisht në ambiente zyrash dhe në institucione.

“Aktualisht jemi duke punuar për të sjellë një risi në paketim brenda 10 muajve të ardhshëm. Bëhet fjalë për paketimin në karton, Tetra Pak, i cili do të jetë i pari i këtij lloji në Ballkan”.

Por paketimi Tetra Pak nuk është risia e vetme, që do të sjellë Lajthiza. Ne  e pyetëm Dorjanin edhe për planet dhe synimet, që ka kompania për të ardhmen.

“Ne jemi duke punuar për të ndërtuar fabrikën e dytë Lajthiza, e cila do të jetë ngjitur dhe e lidhur me fabrikën aktuale. Fabrika e re do të jetë 3 herë me e madhe se fabrika aktuale. Gjithashtu, duke qenë se kemi fituar statusin e investitorit strategjik, për të paktën tre vite, synojmë të ndërtojmë një kompleks turistik:  një hotel dhe disa vila alpine, si edhe do të ofrojmë ambiente çlodhëse për turistët”.

Në fund të intervistës, Dorjani përcjell një mesazh për të gjithë sipërmarrësit e rinj. “Pasion, motivim i lartë dhe mbi të gjitha kurrë mos hiqni dorë për të realizuar ëndrrën, por pa kopjuar të tjerët.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0