Udhëtimet e njerëzve në Mars pritet të jenë realiteti i 2024-ës - Business Magazine Albania

Udhëtimet e njerëzve në Mars pritet të jenë realiteti i 2024-ës


Kur Elon Musk bën një deklaratë, njerëzit “hapin veshët e dëgjojnë.”

Në Konferencën Code në Kaliforni të Mërkurën, Musk ka përsëritur edhe një herë një nga pretendimet e tij më të guximshme, duke thënë se nëse çdo gjë shkon sipas planit, SpaceX do të fillojë udhëtimet e njerëzve në Mars në vitin 2024, një qëllim më ambicioz se çdo komb apo kompani tjetër private ka bёrё ndonjёherё.

Musk nuk ka zbuluar shumë prej detajeve të planit të kompanisë, duke thënë se më shumë plane të kolonizimit të Marsit do të zbulohen gjatë një konference në Shtator, por ai shpjegoi disa nga arsyet e objektivit të guximshëm të SpaceX. Musk tha:

“Plani bazik është se do të dërgojmë një mision në Mars që nga 2018 e më pas, dhe ato zgjasin përafërsisht 26 muaj. Ne po mendojmë për udhëtime me ngarkesë, të cilat do të jenë bazë për njerëzit. Takimi orbital Tokë-Mars bëhet çdo 26 muaj, kështuqë do të ketë një në 2018-ën, një tjetër në 2020-ën, dhe nëse gjërat shkojnë sipas planit, ne do të mund të çojmë njerëzit në 2024-n me mbërritje në 2025-n.”

Musk tha se në mënyrë që të ndërtohen qytete në Mars, duke zbatuar planin e tij të specieve në shumë planete, SpaceX duhet të zhvillojë aftësinë për të transportuar shumë njerëz dhe tonelata me mjete, gjithashtu edhe se anijet të cilat do të realizonin misionin duhet të jenë vërtet gjigande.

Kur do të udhëtojë vetë Musk në Mars? Ai shpreson se brenda 4 ose 5 viteve do të mund ta realizojë këtë.

Sipas fjalëve të tij, është e paqartë nëse misioni i 2024-s është i dizenjuar për t’i dërguar njerëzit në orbitën e Marsit apo se do të prekin tokën e Marsit, por sido që të jetë, është një objektiv tejet ambicioz.

Kompania nuk ka bërë asnjë udhëtim me njerëz në bord në hapësirë, por kjo mund të ndryshojë në vitet e ardhshme.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0