Udhëheqja, thënie frymëzuese nga personalitete botërore - Business Magazine Albania

Udhëheqja, thënie frymëzuese nga personalitete botërore

thënie frymëzuese

Frymëzimi vjen nga vetja, por edhe nga modelet qe ne ndjekim dhe na frymëzojnë me sukseset e tyre. Është shumë mirë të përqafojmë filozofinë e tyre nëse ajo përkon edhe me frymën tonë për të, punën, jetën dhe shoqërinë.

Ja disa thënie mbi udhëheqjen nga Zuckerberg, Jeff Bezos, Barack Obama, etj.

“Nëse unë nuk do të jem vetvetja, kush do të jetë?” — Alfred Hitchcock

“Një zë i vetëm mund të ndryshojë një dhomë të tërë.” — Barack Obama

“Puna ime si lider është të sigurohem që çdokush në kompani të ketë mundësi të mira, dhe të ndjej që ka një impakt të rëndësishëm.” — Larry Page

“Puna ime nuk është të jem i mirë me njerëzit. Puna ime është t’i bëj ata më të mirë.” – Steve Jobs

“Veprimi më i guximshëm është mendosh për veten. Me zë të lartë.” — Coco Chanel

“Lider është ai i cili, nga rrëmuja sjell thjeshtësi…. Nga moshmarrëveshja sjell harmoni… Dhe nga vështirësia, sjell mundësi.” — Albert Einstein

“Aftësia për të mësuar është cilësia më e rëndësishme që një lider mund të ketë.” — Sheryl Sandberg

Lexo: 20 gjërat që shumica e njerëzve mësojnë shumë vonë në jetë

“Komunikimi është aftësia më e rëndësishme që një lider mund të zotëroj.” — Richard Branson

“Dikush është i ulur në hije sot, sepse dikush tjetër ka mbjellë një pemë shumë kohë më parë”. – Warren Buffett

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0