Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor pajtohen për lëvizje të lirë në rajon - Business Magazine Albania

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor pajtohen për lëvizje të lirë në rajon

Në një video konferencë të organizuar nga Këshilli Atlantik me seli në Washingotn, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë pajtuar për veprime “të guximshme e praktike për të ndihmuar rajonin që të dalë më i fortë nga ndikimi i COVID-19 me mundësi më të mëdha të zhvillimit ekonomik.

Në një dokument të përbashkët ata thanë se janë pajtuar që ”të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon, duke eliminuar problemet që kanë penguar rritjen ekonomike; të ndjekin një plan për të tërhequr investime të reja të huaja të drejtpërdrejta në rajon dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e fondeve të zotuara të rimëkëmbjes nga COVID-19, me një përqendrim në infrastrukturën dhe energji.

Damon wilson nga Këshilli Atlantik tha se udhëheqësit janë zotuar “të përmirësojnë bashkëpunimin politik dhe marrëdhëniet fqinjësore si dhe të përpiqen që të zgjidhin problemet dypalëshe në rajon”, ndërsa vlerësoi lartë faktin se takimi i sotëm dëshmoi angazhimin transatlantik rreth rajonit të Ballkanit Perëndimor.

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa ritheksoi përkrahjen për proceset integruese të tyre përfshirë edhe procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. “Ne kemi pikëpamje të njëjta për të ardhmen dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i shohim si anëtare të BE-së, si vende që kanë bërë reforma të domosdoshme dhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë në partneritet”, tha ai duke vënë theksin tek përpjekjet e Shqipërisë edhe Maqedonisë se Veriut për të bindur siç tha Këshillin Evropian që të hapen negociatat për anëtarësim.

“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, duke nënvizuar ndërkaq rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. “Shtetet e Bashkuara fuqishëm, publikisht mbështesin këtë proces dhe rolin e zotit Lajçak si dhe nxisin të dyja palët që të bëjnë papara”, tha ai, duke shtuar se ka një përmbajtje të fortë të qasjes transatlantike ndaj Ballkanit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ndërkaq se ekzistojnë mosmarrëveshje të natyrës politike në rajon, duke vënë theksin tek marrëdhëniet me Kosovën. “Nuk është faji i Avdullah Hotit apo imi…ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më të mirën për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë”, tha ai.

Sipas tij ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin, përfshirë procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit, ndërsa nënvizoi se 17 për qind e të gjithë eksportit të Serbisë shkon në vendet e rajonit. “Edhe nëse ne i bashkohemi Bashkimit Evropian përpara disa vendeve, ne do të mbesim në rajon dhe bashkëpunimi mes nesh, do të mbetet përparësi e Serbisë”, tha presidenti serb.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha po ashtu se ka ende shumë pengesa për bashkëpunimin ekonomik. “Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se ekonomitë e vendeve të rajonit janë goditur rëndë nga pandemia e COVID-19-tës dhe duhet kompensuar me jetësimin e bashkëpunimit rajonal.Ai përmendi nismën për “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të ndikonte në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal ndërsa bëri thirrje që idetë e tilla të mos politizohen, sepse nuk paraqesin zëvendësim për proceset integruese të rajonit. “Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, tha kryeministri Hoti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0