Uber fut në qarkullim taksitë robotike në rrugët e Las Vegas - Business Magazine Albania

Uber fut në qarkullim taksitë robotike në rrugët e Las Vegas

Uber tani ka në dispozicion taksi robotike për klientët e saj në Las Vegas.

Automjetet operohen nga Motional, një ndërmarrje e përbashkët midis Hyundai dhe Aptiv, dhe do të shfaqin drejtues sigurie pas timonit, megjithëse automjetet do të operohen nga sistemi autonom i drejtimit të Motional. Kompania thotë se synon të nisë një shërbim publik plotësisht pa shofer dhe pa drejtues sigurie në vitin 2023.

Lexo edhe: Uber ndryshon politikë, arrin marrëveshje me një sindikatë

Është hera e parë që automjetet autonome janë vënë në dispozicion të klientëve në aplikacionin e Uber. Kompania nënshkroi një marrëveshje 10-vjeçare me Motional për të vendosur robo-taksitë në platformat e saj të transportit dhe dërgesave në fillim të këtij viti.

Uber u përpoq të zhvillonte flotën e vet të automjeteve autonome me synimin për të zëvendësuar përfundimisht të gjithë drejtuesit e saj njerëzorë, por programi u mbyll pasi një grua u vra nga një prej automjeteve të kompanisë në 2017./ The Verge 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0