U shpik eliksiri i rinise se perjetshme - Business Magazine Albania

U shpik eliksiri i rinise se perjetshme


Eliksiri i vertete i rinise se perjetshme u zhvillua prej shkencetareve nga qyteti rus i Novosibirskut. Ata kane krijuar nje preparat unikal qe e detyron trurin e njeriut te prodhoje qeliza burimore (embrionale, staminale). Keto te fundit nga ana e vet jane te afta te riperterijne organet e semura ne trupin e pacientit. Preparati cudiberes e lejon njeriun te mbetet i ri dhe i shendetshem ne cdo moshe, informon Zeri i Rusise.
 
Trajnimi me qeliza burimore eshte bere aktualisht nje trend i modes. Qelizat burimore mund te ndihmojne per te parandaluar sulmet e zemres (infarktet), per te luftuar apopleksine(damllen ose “piken ne tru”) si dhe demtimet e traumat e ndryshme. Ne kozmetologji premtojne te eliminojne, te heqin qafe plotesisht problemet e moshes te lidhura me lekuren, t’i rikthejne fytyres freskine rinore. I gjithe problemi konsiston ne faktin, se metoda aktuale e perdorimit te qelizave embrionale nuk eshte fort e sigurt, sqaroi ne biseden e zhvilluar me “Zerin e Rusise” Drejtori i Pergjithshem i kompanise, qe krijoi preparatin ne fjale, Andrei Artamonov:
 
– Si perdoren qeliza burimore tani? Fillimisht behet marrja e qelizave burimore (staminale) nga palca e eshtrave. Pas kesaj ato shumohen dhe injektohen perseri ne gjakun e pacientit. Keto jane tashme qeliza te shumezuara jashte organizmit te njeriut. Tani per tani nuk dihet se ku diferencohen ato: keto qeliza mund te shkojne ne organin e demtuar, por mund te drejtohen edhe ne nje organ krejtesisht te shendetshem. Keto jane, ne fakt, qeliza te huaja per organizmin e njeriut.
 
Shkencetaret ne Novosibirsk e kane zgjidhur problemin. Ata krijuan preparatin me emrin e koduar G5. Ai e detyron palcen e eshtrave te njeriut te prodhoje qeliza te reja burimore, te cilat me pas e gjejne vete organin e demtuar dhe e riperterijne ate. Ky medikament i takon nje klase te re te barnave te destinuara per Mjekesine rigjeneruese dhe nuk ka analoge ne bote, thote Andrei Artamonov:
 
– Preparate te tilla ne ditet e sotme nuk ka. G5 e stimulon palcen e eshtrave te prodhoje qelizat e veta burimore, dhe, duhet thene, se gjate kesaj ato nuk largohen nga organizmi i njeriut. Me moshen sasia e qelizave burimore vjen duke u reduktuar cdo vit e me shume. Per shkak te kesaj organet nuk riperterihen (restaurohen) dhe ne fillojme te plakemi. Qasja e re ne mjekesi konsiston ne ndermarrjen e perpjekjes per ta detyruar organizmin te rigjeneroje veteveten.
 
Metodat ekzistuese synojne trajtimin simptomatik: nese ke dhimbje duhet te marresh barna qetesuese. Shume me e veshtire, por dhe me e drejte, eshte t’i drejtohemi rezervave te organizmit te njeriut. Vetem kjo “mund te na beje te gjithe ne te rinj dhe te lumtur, qe te mund te kujtojme se si kemi qene ne moshen e femijerise”.
Preparati i krijuar nga shkencetaret e Novosibirskut i kaloi me sukses te plote testimet para-klinike. Se shpejti do te filloje testimi klinik i tij. Ndersa pas nje viti e gjysme pretarati G5 i ka te gjitha shanset per te dale ne treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0