Tutoriale në gjuhën shqipe për fushën e teknologjisë - Business Magazine Albania

Tutoriale në gjuhën shqipe për fushën e teknologjisë


Tutorialet janë trendi që po zhvillohet edhe në Shqipëri për të orientuar personat që janë të interesuar për të mësuar diçka të re vetë, duke eksploruar video të ndryshme.

Edhe në gjuhën shqipe janë krijuar disa tutoriale video nga të rinj, kryesisht të fokusuar në fushën e teknologjisë, si në programim, siguri etj.

Tutorialet orientojnë, mësojnë, udhëzojnë hap pas hapi një proces apo shpjegojnë një gjuhë programimi të caktuar.

Sputnik

Henry Rroga me projektin e tij sputnik.al, ka krijuar tutoriale video në gjuhën shqipe. Ai ka mbaruar studimet e larta Bachelor në Institutin Kanadez të Teknologjisë për “Software Engineering”. Tutorialet që ai krijon janë kryesisht të fokusuara te gjuhët e programimit, si JavaScript, Python, HTML, CSS, por herë pas here bën dhe video të vlefshme rreth nevojave që njerëzit hasin çdo ditë me pajisjet e tyre.

Videot, Henry i hedh në kanalin e Youtube.

YouTubehttps://m.youtube.com/channel/UCTnAXu3hOKJfsBwMSuZsRSQ/

Pse emri Sputnik?

Sputnik ishte sateliti i parë që arriti hapësirën në historinë e njerëzimit dhe solli revolucionin teknologjik hapësinor që njohim në ditët e sotshme.

Albanian Cyber Security

Albania Cyber Security është komuniteti i të gjithë të apasionuarve pas Sigurisë Kibernetike, një hapësirë shkëmbimi informacioni dhe njohurish, i krijuar nga një grup të rinjsh, të cilët kanë menduar ta sjellin në formën e një portali online. Albanian Cyber Security përbëhet nga një ekip i përbërë nga profesionistë të IT, hakerë, pentesterë, informaticienë dhe entuziastë të Sigurisë Kibernetike.

Pjesë e këtij portali janë dhe tutorialet të lidhura ngushtë me Sigurinë Kibernetike, të cilat kanë qëllime edukimi, që njerëzit të mësojnë se si persona të paautorizuar mund të hyjnë në sistemet e tyre dhe në të dhënat që ata i quanin të sigurta. Dhe duke mësuar se si sistemet e tyre mund të thyhen, ata zbulojnë pikat e dobëta të këtyre sistemeve dhe gjejnë një zgjidhje se si mund t’i mbrojnë ato më mirë. Këto tutoriale i shërbejnë të gjithë personave, të cilët janë ende studentë apo profesionistë në fushën e IT-së, freelancer, por edhe përdoruesve fundorë për të kuptuar se si ata mund të jenë shënjestra çdo ditë nga sulme të ndryshme duke filluar që nga email-i i tyre apo edhe rrjetet sociale, që sot janë bërë një pjesë e pandashme e përditshmërisë së gjithësecilit.

Tutorialet mund t’i gjeni faqen online të Albanian Cyber Security, ku janë të shpjeguara hap pas hapi dhe për personat të cilët kanë nevojë për diçka më tepër mund të viziton kanalin e YouTube.

Lirenti.com

Lirenti.com është një portal ku mund të mësoni nëpërmjet videove udhëzuese mbi AutoCAD. AutoCAD është një program që përdoret kryesisht për vizatimet teknike, modelime apo design.

YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCSocC8Ntvp56Qd8rAsl9vLg

MësimeNëShqip

Mësime në shqip është një portal, ku do të gjeni tutorialet e fundit në lidhje me gjuhë të ndryshme programimi, por dhe më gjerë. Tutorialet më të fundit në Java, C#, C++ si dhe për tematika të tjera teknike, ilustrohen me video udhëzuese, për të gjithë ata që duan të mësojnë gjëra të reja.

Kanali në YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCfK9LPuI3SiBc8gfv1wr6Zg/

Zbavitje.com

https://www.zbavitje.com/category/tutoriale/

Në Zbavitje.com do të gjeni tutoriale më të thjeshta që kanë lidhje me përditshmërinë tonë, si për shembull në temat: Si përdoret Instagram? Si të instalosh WordPress? Si të hapni një llogari PayPal në Shqipëri?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“I vetmi limit për arritjet e së nesërmes janë dyshimet e së tashmes.”
— Franklin Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0