Turqia zbulon 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi - Business Magazine Albania

Turqia zbulon 320 miliardë metër kub gaz natyror në Detin e Zi

Në një moment kur tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur ndjeshëm, për shkak të kërkimeve për hidrokarbure të Turqisë në Mesdheun Lindor, presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan bën publik lajmin se vendi ka gjetur burime të konsiderueshme gazi në Detin e Zi, zbulim i cili sipas autoriteteve turke do të rrisë pavarësinë energjetike. Erdogan në fjalën e tij tregoi se anija Kërkimore Fatih, ka zbuluar 320 miliardë metra kub gaz në Detin E Zi.

Lajmi u bë publik pas disa ditësh njoftimesh nga ana e Presidentit se do të jepte një lajm që do të ndryshonte historinë e vendit.  Erdogan në fjalën e tij theksoi, se Turqia nuk do të heqë dorë nga kërkimet në Mesdhe, pasi ai që kërkon fiton.

Në përfundim të fjalës se tij Erdogan tha se ata do të fillojnë menjëherë nga puna dhe shpresojnë që në vitin 2023 të krijojnë pavarësi energjetike për vendin. Turqia prej disa vitesh ka ndërmarrë fushata të shumta për burime gazi natyror, në Detin e Zi dhe Mesdhe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0