Turqia merr fronin e investimeve të huaja në Shqipëri - Business Magazine Albania

Turqia merr fronin e investimeve të huaja në Shqipëri

Investimet e huaja në vendin tonë  kapën vlerën e 362 milionë eurove në tremujorin e parë të vitit 2025 sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë.Pjesa më e madhe e financimeve shkoi për pasuritë e paluajtshme, ndërsa shteti që kryesoi investimet ishte Turqia raporton Euronews.Gjatë periudhës janar-mars 2025, fluksi i parave nga jashtë rezulton rreth 15% më i ulët krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, çka tregon për një frenim të investimeve të huaja.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori më i financuar ishte ai i pasurive të paluajtshme, duke përqendruar pjesën më të madhe të kapitalit të huaj.

Lexo edhe: Kapitali nga Kosova ‘pushton’ Shqipërinë, rritje rekord e bizneseve në 2024-ën

Nga totali, 104 milionë euro ose 29% e shumës u kanalizua drejt ndërtimit, 21% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 14% në industrinë nxjerrëse dhe 9% në industri përpunuese dhe tregti.

Sa i përket vendeve investuese, Turqia kryeson me 49 milionë euro, duke përfaqësuar 14% të totalit të investimeve, ndjekur nga Holanda me 13.5%, Italia me 12.7% dhe Austria me 8.6%.

Ndërkohë, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelin më të ulët që nga viti 2022, duke zënë vetëm 3% të totalit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0