Berlin, 17 – 21 Tetor 2016
Londër, 14 – 18 Nëntor 2016
Bashkohu në një turne në qytetet e startup-eve në Europë. Turneu në Londër dhe Berlin do të ofrojë një perspektivë të brendshme për startup-et dhe çfarë duhet për të pasur sukses në këto tregje. Do të takoheni me udhëheqës dhe bashkëpunues, që do të flasin se sa mirë i kanë shfrytëzuar burimet e tyre dhe do të mësoni nga themeluesit si të zhvilloni produktin tuaj, si të zgjeroni ekipin, si të tërhiqni financimet për startup-et tuaja. Ju gjithashtu do të keni mundësi të prezantoni produktin tuaj dhe të merrni feedback nga investitorët.Kush mund të marrë pjesë në turne
• Themeluesit, kompanitë e të cilëve kanë deri në 3 vjet dhe e shikojnë Berlinin apo Londrën si një destinacion për kompaninë e tyre.
• Kompanitë Teknologjike që kanë kaluar fazën e provës.
* Kompanitë duhet të jenë në një nga vendet e mëposhtme: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia apo Ukraina.
Orari
Berlin
Arritja të dielën, 16 tetor. Vizita do të fillojë të hënën në mëngjes, 17 tetor. Programi do të përfundojë pasditen e të enjtes, 20 tetor.
Londër
Arritja të dielën, 13 nëntor. Vizita do të fillojë të hënën në mëngjes, 14 nëntor. Programi do të përfundojë pasditen e të enjtes, 17 nëntor.
Kostoja e turit
Akomodimi (5 netë) do të mbulohet nga organizatorët.
Udhëtimi organizohet nga pjesëmarrësit: shpenzimet do të rimbursohen (deri në një kufi të buxhetit), pas udhëtimeve. Vizat dhe kostot e tjera që ndodhin gjatë udhëtimeve do të mbulohen nga pjesëmarrësit.
Si të aplikoni?
Ju lutemi plotësoni aplikimin online në faqen ceed-global.org, i cili zgjat deri më 12 shtator.
Për shkak të vendeve të kufizuara në çdo turne, do të bëhet një përzgjedhje e startup-ve dhe çdo kompani mund të bashkohet vetëm në një nga udhëtimet.
Si të kontaktoni?
Për pyetje në lidhje me turneun e Berlinit, ju lutem kontaktoni Jovana Petkovska: jpetkovska@ceed-macedonia.org
Për pyetje në lidhje me turneun e Londërs, ju lutem kontaktoni Ana Trpovska: atrpovska@ceed-macedonia.org
Për më shumë informacion vizitoni faqen ceed-global.org.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto