Turizmi ngadalësohet në tetor. Më pak turistë se një vit më parë - Business Magazine Albania

Turizmi ngadalësohet në tetor. Më pak turistë se një vit më parë

Muaji Tetor është i pari i këtij viti që ka regjistruar ulje të numrit të turistëve të huaj në vend në raport me periudhën e para pandemisë. Lëvizjet e shtetasve të Institutit të Statistikave tregojnë se në Tetor 2022 numri i hyrjeve nga të huajt ishte 5.7 për qind më i ulët sesa Tetori i vitit 2019 që ishte viti historik më i mirë i turizmit pa nisur pandemia.

Në raport me vitin 2021 tetori i këtij viti është me rritje 22 për qind sa i takon hyrjes së shtetasve të huaj. Gjithsesi si 10 mujor viti 2022 mbetet viti me i mirë për turizmin deri më tani me një rritje prej 16.2 për qind të hyrjeve të shtetasve të huaj dhe me 31 për qind në raport me vitin 2021.

Lexo edhe: Turizmi me rritje edhe në shtator. Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e vizitorëve

Operatorët turistikë nënvizojnë se pritshmëria që të kishte një zbehje të turizmit në vazhdim është përforcuar për shkak të rritjes së kostove të jetesës. Tendenca e fundjavave të shkurtra në struktura parashikohet që të vijë në tkurrje në kushtet kur njerëzit po priren më shumë drejt kursimit për shkak të pasigurive. Ky kursim u vu re edhe gjatë verës ku pushuesit preferonin shfrytëzimin e paketave me të gjitha të përfshira ose mëngjes dhe darkë duke ulur në maksimum shpenzimet e tjera jashtë tyre për ture, suvenire apo aktivitete të tjera argëtuese.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2019, janë 866.121. Krahasuar me Tetor 2018, ky tregues rezulton me rritje 10,2%. Në Tetor 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 387.152. Krahasuar me Tetor 2018, ky numër është rritur me 14,7%.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë dhjetë muajve të 2019 është 5.849.154, duke u rritur me 8,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Tetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 62,4%, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 4,5%.

Përgjatë dhjetë muajve të 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 19,9% ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,2%”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Ndërkohë daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Tetor 2019, janë 888.218 duke shënuar një rritje me 12,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0