Turizmi, krahas tatimeve edhe ministri Ahmetaj në bregdet

Turizmi, krahas tatimeve edhe ministri Ahmetaj në bregdet


Gjatë verës, në bregdet zbarkojnë turistët por edhe drejtuesit e qeverisë. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim në Himarë me disa sipërmarrës në sektorin e turizmit.

Ndërsa ka shpalosur pritshmëritë e larta për turizmin këtë vit, ministri tha se operatorët duhet të rrisin shërbimin.

“Këtë vit të gjitha shifrat tregojnë që turizmi është në një rritje me dy shifra, si për kontributin në ekonomi, edhe numrat e turizmit” tha Ahmetaj. Duke shpresuar që kjo lëviyje është ndjerë nga vetë sipërmarrësit e zonës, ministri tha se, “sfida e madhe është që gjithë këtë kërkesë ta furnizojmë me shërbimet e duhura. Këtu patjetër që ka rëndësinë e vetë edhe kualifikimi profesional i punonjësve që ju merrni në punë, që nga kuzhinierët, kamarierët, apo të gjitha profesionet e tjera”.

Lexoni: Turizmi rrezikon të mbetet peng i çmimeve të ulëta

Sipërmarrësit nga ana e tyre, kërkuan të rriten investimet publike në inftrastrukurën dytësore, (ndriçim, kanalizim, ujërat e zeza, menaxhimin e mbetjeve, sistemimin e parkimeve).

Si përgjigje për sipërmarrjet ministri bëri të ditur se qeveria do të investojë rreth 250 milionë euro për infrastrukturën në zonat turistike.

“Është një projekt shumë i madh rreth 74 milion dollarë që vjen nga Banka Botërore, që po investohet në Unazën e Jugut, ku përfshihet gjithë kjo zonë. Projekti tjetër është projekti i Bankës Botërore, po me të njëjtën logjikë, por me këto rrugët që i quajmë rajonale, rrugë dytësore. Pra, jo rrugët kryesore, por rrugët dytësore. Ka dhe një projekt tjetër po në të njëjtën paketë, që është midis BERZH-it dhe Komisionit Europian, 60 milion euro është kredi dhe 40 milion euro është grant që na e jep Komisioni Europian po për të njëjtën gjë. Paketa e gjithë shkon tek 250 milion euro”.

Lexoni: Turizmi, rekord hyrjesh në pesë muajt e parë

Prej vitit të ardhshëm sipas tij, pritet që për pushtetin lokal të ketë fonde paraprake me qëllim turizmin, çka parashikon investimet në ndriçim, apo kanalizime e kullim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0