Turistët rekord shpenzimesh në Shqipëri 6 mujorin e parë - Business Magazine Albania

Turistët rekord shpenzimesh në Shqipëri 6 mujorin e parë

Viti 2022 ka vendosur rekorde të reja për turizmin shqiptar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë prurjet e turistëve të huaj llogariten në 1.13 miliardë euro, mbi 440 milionë euro më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Të ardhurat nga turizmi rezultojnë të jenë më të larta edhe se 6-mujori i vitit 2019, që cilësohet edhe si viti më i mirë për sektorin e turizmit, ku gjatë gjtihë vitit turistët sollën mbi 2 miliardë euro.

Jo vetëm në të ardhurat e gjeneruara, por edhe në numër shifrat e turistëve kanë qenë të larta këtë periudhë. Sipas INSTAT, në 7-mujorin e këtij viti kanë hyrë në vend mbi 3.9 milionë vizitorë të huaj, 40% më shumë se e njëjta periudhë e vitit që lamë pas.

Lexo edhe:  “The Independent”: Shqipëria një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e shpenzimeve nga turistët këtë periudhë është ndikuar edhe nga eventet sportive dhe kulturore të zhvilluara në vendin tonë, veçanërisht finalja e Conference League që solli tifozë e vizitorë të shumtë në vend duke dhënë ndikim jo të vogël aktivitetet e lidhura me turizmin.

Nga ana tjetër, edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit kanë rritur shpenzimet, duke bërë që vetëm në pjesën e parë të vitit të shpenzojnë përtej kufijve 794 milionë euro, rreth 395 milionë euro më shumë ndaj një viti më parë. Kjo për shkak edhe të zbutjes së kufizimeve të pandemisë nga shtetet e huaja përmes lehtësimit të lëvizjes së njerëzve.

Prej janarit e deri në fund të korrikut, rreth 3 milionë shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit sipas INSTAT, mbi 40% krahasuar më vitin e kaluar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0