Turistët e huaj vlerësojnë burgerët e Delibros! - Business Magazine Albania

Turistët e huaj vlerësojnë burgerët e Delibros!

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë përvoja autentike dhe unike, Delibros po shndërrohet në një nga zbulimet më të këndshme për vizitorët e huaj që eksplorojnë kulinarin shqiptare. Me një koncept që bashkon cilësinë, kreativitetin dhe shpirtin gourmet, ky vend po fiton çdo ditë më shumë vlerësime nga kritikë dhe adhurues të ushqimit në mbarë botën.

Dy emra të njohur në botën e gastronomisë, Thomas Alcayaga, gastronom nga Kopenhagen, dhe Frederik Lundberg, ekspert i industrisë së ushqimit dhe food influencuer, ndajnë përshtypjet e tyre për Delibros, dhe fjalët e tyre janë plot entuziazëm.  “Të them të drejtën, paksa befasueshëm i mirë. Jo se nuk e prisja, por  vij nga Kopenhageni dhe ne kemi shumë ushqim të mirë, por burgerët e Delibros janë po aq të mirë sa çdo gjë që do gjeni atje’, tha Thomas Alcayaga, gastronom.

“Koncepti i Delibros është i fortë, sepse ajo që njerëzit kërkojnë sot është cilësi e mirë dhe vëmendje ndaj çdo detaji. Dhe kjo shihet qartë këtu,  çdo element, nga mishi deri te prezantimi, është menduar me kujdes’, tha Frederik Lundberg, food influencer. Një nga burgerët që e la “pa fjalë” Thomas-in  ishte “Tangerllëk Burger”, një kombinim i djathit blu, dardhës dhe arrave, që krijon një kontrast perfekt midis ëmbëlsisë dhe shijes së fortë. “Është diçka ndryshe, por me shumë shije që i njeh sicc është  djathi blu, por ka edhe diçka të ëmbël dhe arrat. Një burger i shkëlqyer që bashkon shijen lokale dhe atë ndërkombëtare”, tha Thomas Alcayaga, gastronom.

Ndërkohë, Lundberg theksoi se Delibros është një shembull i frymës së re të gastronomisë shqiptare, që ndërthur traditën me modernen. “Kam zbuluar se Shqipëria është një mbretëri e vogël magjike me identitet të fortë lokal, dhe Delibros është shembulli perfekt i kësaj. Cilësia është ajo që fiton gjithmonë, jo çmimi’, tha Frederik Lundberg, food influencer. Një nga elementët që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve te huaj është pastrami i përgatitur në shtëpi, një specialitet i rrallë në Shqipëri. Fillimisht mishi viçit vihet në kripëposje me përzierje erëzash natyrale për disa dite për tu konservuar dhe për te marre aromë. Më pas lahet-thahet-tymoset me dru natyral dhe ne fund zbutet me pjekje te ngadaltë deri sa të behet i bute dhe me arome te thellë.

Për shumë turistë, Delibros nuk është më thjesht një vend për të ngrënë një burger, por një përvojë kulinarie që tregon se edhe në Shqipëri, cilësia, kreativiteti dhe shija mund të rivalizojnë çdo qytet gastronomik në Europë.

shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0