Përfundimi i stinës së verës dhe vizita në zonën bregdetare të Vlorës, e ka nxitur Kryeministrin Edi Rama të bëjë një bilanc të turizmit dhe infrastrukturës në shërbim të tij.
Rama tha se ky sezon ishte më i miri dhe pritshmëritë deri në fund të vitit janë për 6 milionë turistë.
Sipas tij, pritshmëritë janë më të larta vitin e ardhshëm, pasi vijimi i projektit të Lungomares, transformimi i vijës bregdetare të Radhimës dhe zgjidhja e problemit të mbetjeve, do të jenë objektiv për një mundësi më shumë për sektorin e turizmit.
Në muajin korrik edhe në gusht, është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve (shqiptarë dhe të huaj) që hynë në Shqipëri.
Në muajin që sapo mbyllëm, pati 1.45 milionë vizitorë, siipas INSTAT, ose gati 27% më shumë se Gushtin e vitit të kaluar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto