Truri i Ajnshtajnit behet aplikacion per iPad - Business Magazine Albania

Truri i Ajnshtajnit behet aplikacion per iPad


Truri i fizikantit gjerman me te famshem ne bote, Albert Ajnshtajn eshte bere aplikacion per iPad. Nuk behet fjale per ndonje shaka, por per nje aplikacion te vertete qe i kushtohet studiuesve dhe kuriozeve, qe lejon te futeni ne materien gri te gjeniut.

Me nje cmim prej 9,99 dollare ky aplikacion do te debutoje neper dyqanet ‘App Store’ per tabletet Apple dhe premton nje sukses te madh. Kur zhvilluesi thote se software ju lejon te futeni ne mendjen e gjeniut, do te thote se aplikacioni do te kete ne dispozicion imazhe te trurit te Ajnshtajnit.

Materia gri i cmimit Nobel te Fizikes eshte e vezhgueshme ne 350 slide. Kunder asaj qe mendojne te tjeret, nuk behet fjale per ndonje farse, por te nje serie imazhesh reale.

Ne vitin 1955 patologu amerikan Tomas Harvey beri autopsine e trupit te shkencetarit dhe mbi te gjitha ruajti trurin. Muzeu Kombetar i Shendetesise dhe Mjekesise se Cikagos, me pas skanoi dhe dixhitalizoi keto fotografi qe perfunduan me pas ne kete aplikacion te Steve Landers, konsulent i te njejtit muze.

“Mezi po pres te njoh efektet e ketij aplikacioni qe mund te frymezoje nje brez te tere neuroshkencetaresh. Mendoj se Ajnshtajni do te ishte i gezuar per kete gje”.

Pervec se do t’i tregohet gjithe publikut truri i Ajnshtajnit, aplikacioni do te jete i dobishem per shkencetaret qe duan te zbulojne dicka me shume per nje nga mendjet me te jashtezakonshme ne bote. “Aplikacioni i ri mund t’ju lejoje te germoni me thelle, te analizoni rajonet e trurit ku neuronet jane te lidhur me dendesisht se normalja”.

Vete Ajnshtajni kishte deklaruar se donte te zbulonte natyren e gjeniut te tij, por ne te njejten kohe, nuk donte qe te krijohej nje cirk rreth imazhit te tij.

Ky aplikacion eshte menduar mire per shfrytezimin e imazheve te dixhitalizuara dhe teknologjine ne lidhje me kete kerkim, por qe truri i Ajnshtajnit te behet nje aplikacion mbase eshte e tepert. Pra, nese doni te futeni ne trurin e Ajnshtajnit eshte nje aplikacion dhe cmimi ne dyqanet App Store do te jete vetem 9,99 dollare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0