Trump: DOGE është një përbindësh që mund të “kthehet për të ngrënë Elonin” - Business Magazine Albania

Trump: DOGE është një përbindësh që mund të “kthehet për të ngrënë Elonin”

Armëpushimi mes Elon Musk dhe Presidentit Donald Trump nuk zgjati as një muaj.

Një përplasje e re mes Presidentit Donald Trump dhe Elon Musk ka shpërthyer, vetëm disa javë pasi të dy dukeshin se kishin ulur tensionet. Shkak për konfliktin u bë projektligji më i fundit i Trump, i quajtur “Big, Beautiful Bill”, që parashikon shpenzime të mëdha publike dhe një rritje të konsiderueshme të borxhit kombëtar.

Elon Musk e kundërshtoi ashpër projektligjin, duke deklaruar se ai do të dëmtojë ekonominë amerikane dhe do të rrisë në mënyrë të papërgjegjshme borxhin e vendit. Ai akuzoi republikanët që votuan pro, se po tradhtojnë premtimet për shkurtime buxhetore, dhe paralajmëroi se do të financojë fushata kundër tyre në zgjedhjet paraprake të vitit të ardhshëm. Ai përmendi madje edhe mundësinë e krijimit të një partie të re politike , “Partia e Amerikës”.

Në kundërpërgjigje, Trump kërcënoi se mund të ndërhyjë për të rishikuar kontratat shtetërore dhe subvencionet që kompanitë e Musk përfitojnë. Ai përmendi edhe rikthimin e njësisë qeveritare DOGE – një strukturë për kontrollin e shpenzimeve – e cila, sipas tij, mund të “kthehet dhe ta hajë Elonin”.

Lexo edhe:Njihuni me shtetin më paqësor në botë!

Tregjet reaguan menjëherë: Aksionet e Tesla-s ranë me afro 5% të martën në mëngjes, pas një rënie tjetër 2% një ditë më parë. Investitorët janë të shqetësuar se përplasja mund të sjellë humbje të konsiderueshme për kompanitë e Musk, veçanërisht nëse qeveria heq dorë nga subvencionet për makinat elektrike apo kontratat për raketat dhe satelitët e SpaceX.

Elon Musk, nga ana tjetër, mohon se qëndrimi i tij është i lidhur me interesat financiare të kompanive të tij. “Nuk ka të bëjë me subvencionet. Unë thjesht nuk dua që Amerika të falimentojë”, – shkroi ai në rrjetin X. Ndërsa projekti i ligjit ende pritet të debatohet në Senat, kjo përplasje po shihet si më shumë se një grindje personale , është një betejë që ndikon drejt për drejt në teknologji, ekonomi, politikë dhe tregjet financiare globale.

Në fund të ditës, Trump është president, ndërsa Musk jo.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0